Hidromorava

‘Autogolat’ e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pikërisht në kohën kur disa sondazhe e kanë radhitur si partinë më të votuar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke u përballur me përplasje të thella mes anëtarëve. Kuvendet zgjedhore në disa degë dhe nëndegë të LDK-së janë shoqëruar me grushte, me shqelma e me goditje me karrige mes anëtarëve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Me një frymë të tillë është shoqëruar edhe kuvendi zgjedhor në lagjen “Mat”, i cili është pjesë e Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë.

LEXO EDHE: ‘Spiunët’ publikë të AKI-së

RCCOLA

Si rrjedhojë e kësaj, gjatë ditës së djeshme Kryesia e LDK-së ka marrë vendim t’i përjashtojë nga gara e kësaj dege Arban Abrashin e Hazir Borovcin, emrat e të cilëve janë përmendur për kryetarë të mundshëm të degës përkatëse, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri”.

Pavarësisht këtij vendimi dhe pavarësisht deklarimeve që të përjashtuarit nga gara u takojnë dy grupeve kundërshtare, Abrashi ka thënë se askush në LDK nuk është kundër tij, porse përplasjet e tilla kanë ndodhur nga anëtarë të partive të tjera politike.

Ndërkohë Borovci, duke mos treguar nëse do ta pranojë vendimin në fjalë, ka bërë të ditur se sot do të takohet me Kryesinë e Degës.