ARKATANA

Autobusi i shqiptarit përfundon në liqe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sipas burimeve të albinfo.ch, bëhet fjalë për autobusin në pronësi të një shqiptari nga Maqedonia.Në Liqenin e Gjenevës, në Vevey (VD), një autobus i parkuar turistësh ka “marrë rrugë” duke shkuar në liqe, afër parkingut. Për fat, autobusi ka qenë pa udhëtarë dhe veç kësaj, as shoferi nuk ka qenë i pranishëm.

Sipas burimeve të albinfo.ch, bëhet fjalë për autobusin në pronësi të një shqiptari nga Maqedonia.

“Isha në rrugë për në vendin e punës kur e pashë autobusin në liqe”, thotë një dëshmitar për 20minuten.ch. për shkaqe të panjohura autobusi është vënë në lëvizje sot rreth orës 6, bën të ditur policia e Kantonit Vaud.

Fundamenti

Zëdhënësja e policisë, thotë se për fat të mirë autobusi ka qenë i zbrazët. Ai ka rrëshqitur në tatëpjetën afër parkingut deri sa ka “aterruar” në liqe. Autobusi është fundosur plotësisht dhe sipas policisë, brenda ditës ai do të nxirret nga uji.

Policia nuk ka informata nëse nga kjo fundosje mund të ketë pasoja, gjegjësisht ndotje të ujit nga karburantet e autobusit.

Autobusi nuk është i regjistruar në Zvicër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.