KKVITI

Autoambulancë në nderim të Drejtoreshës Greta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kur Drejtoresha Greta po përballej me sfidën e jetës, njerëz të mirë e të ndjeshëm, u bashkuan për të ndihmuar me zemër.

Fatkeqësisht, ajo sfidë e mori prej nesh shumë herët… por dashuria e njerëzve për të nuk u shua.

Në marrëveshje me familjen e saj, me mjetet e mbledhura nga miku im Vehap Zuka për trajtimin e Gretës, sot është blerë një autoambulancë e re që do t’u shërbejë qytetarëve të Roganës, Hodonocit, Muçivërcit, Shipashnicës, Karaqevës dhe gjithë rrethinës.

Kjo autoambulancë do të mbajë përjetësisht emrin Greta Kryeziu vajzës së mirë, profesionistes së përkushtuar dhe shpirtit të pastër që la gjurmë në zemrat tona.

HW

Faleminderit nga zemra të gjithë bashkëqytetarëve, miqve dhe njerëzve të mirë që kontribuuan me shpirt e dashuri për ta bërë të mundur këtë vepër humane.

Mbi të gjitha, faleminderit përzemërsisht familjes së drejtoreshës Greta, që tregoi bujari dhe korrektësi ndaj donatorëve.

z. Basri, keni nderuar familjen dhe qytetin me këtë veprim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.