Austriakët të kënaqur me ambientet e pastërta në Anamoravë

Gjilan – Delegacioni i lartë nga Austria që vizitojë të enjten komunat e Anamoravës është ndarë i kënaqur me të arriturat dhe zhvillimet pozitive që kanë parë në komunat e Anamoravës. Senad Rama anëtar i bordit tha për rajonipress se delegacioni austriak erdhi me përshtypje të mira për Kosovën dhe u largua gjithashtu me përshtypje tepër mbresëlënëse për Kosovën.
Delegacioni i lartë nga Austria është pritur nga drejtuesit e kompanisë “Eco – Higjiena” dhe gjatë tërë ditës së enjte kanë vizituar dhe kanë parë të gjitha hapësirat që mirëmban kjo kompani në komunat e Anamoravës, Gjilan, Kamenicë, Viti, Ranillug.
Senad Rama anëtar i bordit të “Eco-Higjiena” tha për rajonipress se austriakët erdhën me përshtypje të mira për Kosovën e Anamoravën dhe u larguan me përshtypje tepër mbresëlënëse për Kosovën. “Ata kanë parë të gjitha hapësirat, parqet, trotuaret që mirëmban “Eco-Higjiena” dhe ishin të impresionuar me nivelin e pastërtisë. Po mbi të gjitha ata u ndanë të kënaqur që në Kosovë ka elan për zhvillim pozitiv në fushën e ekonomisë” tha Rama.
Senad Rama tha se delegacionit te nivelit të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Bankës Austriake për zhvillim ekonomik dhe Agjencisë për zhvillim të Austrisë në Botën e jashtme i ka bërë përshtypje jeta dinamike dhe optimizmi i njerëzve për të punuar e jetuar në Kosovë.
Ndryshe ky delegacion e vizitoj kompaninë “Eco –Higjiena” pasiqë ajo tanimë shihet si storie e suksesit në nivel Kosove dhe merret edhe si shembull pozitiv edhe për komunat tjera se si duhet të realizohet Partneriteti Publiko Privat./rajonipress/