Eko Higjiena

Austriakët do të investojnë në Hogosht

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani ka pritur në një takim përfaqësuesit e kompanisë konsulente austriake Ostap, Milovan Moskaljov dhe znj. Altene Krasniqi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte mundësia e investimeve në komunën e Kamenicës, pasi që Komuna e Kamenicës ka aplikuar për të rregulluar sistemin e ujësjellësit në fshatin Hogosht, kolektor për kanalizim fekal, punimin e mureve mbrojtës të kolektorit, rregullimin e shtratit të lumit.

UBT

Të gjitha këto projekte janë në shumë 1979,448,32 €. Sinani falënderoi z.Moskaljov për interesimin dhe mbështetjen e dhënë komunës së Kamenicës./rajonipress/