KKVITI

Austria publikon listën anti-Shqipëri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Austria ka shpallur listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Shqipërisë me datë 26 mars në Vjenë por dhe për takimin tjetër miqësor ndaj Turqisë.

Trajneri zviceran Marcel Koller, që ka rinovuar po gjatë ditës me Federatën Austriake të Futbollit dhe për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, ka përfshirë një risi për këto dy takime miqësore, që është Alessandro Schopf i Schalke 04 ndërsa në listë pritje është Florian Grielitsch, që luan për Werder Bremen.

Hidromorava

Nga lista e shpallur nga trajneri zviceran bie në sy prania e shumë lojtarëve nga Bundesliga e Gjermanisë, mes të cilëve dhe Alaba i Bayern, Garics i Darmstadt apo Baumgartlinger i Mainz.

Ndërsa në listë është përfshirë dhe Marko Janko i Baselit, që është shok skuadra me Taulant Xhakën te kampionët e Zvicrës, ndërsa nuk mungojnë dhe futbollistët e njohur si Wimmer i Tottenham Hotspurs, Fuchs i Leicecster Cityt apo Marko Arnautovic i Stoke City./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.