Eko Higjiena

Austria ia konfirmon edhe një herë Kosovës mbështetjen për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në margjina të takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u zhvillua në Bruksel, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takime të ndara me homologët nga Austria dhe Bullgaria.

Gjatë takimit me ministrin Federal të Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Michael Linhart, diskutuan për bashkëpunimin mes të dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të partneritetit në fusha me interes të përbashkët, duke veçuar shkëmbimet mes të dyja ministrive të jashtme.

Temë diskutimi ishte edhe përmbushja e agjendës evropiane e Kosovës, dhe në këtë pikë Gërvalla mori rikonfirmimin e ministrit Linhart se Austria do ta mbështes Kosovën në të gjitha proceset, e me theks të veçantë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatë.Palët biseduan edhe për angazhimin e Kosovës për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe bashkëpunimin rajonal.

Fundamenti

Ndërsa, në takimin që mbajti me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetlan Stoev, biseduan për politikë të jashtme, duke u fokusuar në zhvillimet rajonale dhe sfidat që po shoqërojnë vendet e Evropës Juglindore.

Dy homologët vlerësuan se është esenciale që të forcohet sundimi i ligjit dhe të luftohet korrupsioni në nivel rajonal. Gjithashtu diskutuan për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e të pasurit progres në këtë drejtim, thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.