Eko Higjiena

Austri: Kosovari detyrohet t’ua paguaj 155 mijë euro punëtorëve të tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë mjaftë të ulët në kompaninë e kosovarit.

Një 41-vjeçar nga Kosova të mërkurën në gjykatën rajonale në Feldkirch u dënua me tre vjet burg për trafikim të qenieve njerëzor. Ai kishte një kompani ndërtimi në Vorarlberg dhe për vite më radhë keqpërdori dhe shfrytëzoi punëtorët duke i sjell nga jashtë dhe paguar me një pagë mjaftë të ulët, shkruan orf.at

Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë mjaftë të ulët në kompaninë e kosovarit. Në gjashtë raste është konfirmuar se ai, i ka paguar shumë pak punëtorët e tij dhe ka shfrytëzuar për të keq punën e tyre, përcjell albinfo.at

Uji Dea

I dyshuari kishte një kompani për shtruarje të hekurit, një veprimtari kjo në të cilën kushtet e punës kritikohen vazhdimisht. Punëtorët ishin të varur nga punëdhënësi i tyre, sepse ata nuk kishin shkollim adekuat dhe as kontakte shoqërore me persona të tjerë në Vorarlberg.

I kishte sjell kushërinjtë ilegalisht në Voralberg

Kosovari kishte edhe akuza të tjera. Në mënyrë ilegale dhe pa letra, ai përmes Serbisë dhe Hungarisë i kishte sjell në Voralberg tre kushërinj të tij. I pandehuri pranoj dënimin prej tri vitesh. Ai po ashtu duhet të paguajë një pjesë të parave që nuk ua kishte dhënë punëtorëve të tij: Shifra është rreth: 155 mijë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.