Uji Dea

Ausilio: Larguam Brozovicin për Asllanin, besojmë shumë tek ai

/ 2 minuta lexim
HW

Drejtori i Inter, Piero Ausilio ishte në Tiranë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku mori pjesë në kursin për drejtorit e rinj sportiv.

Në paraqitjen për mediat ai foli edhe për Kristjan Asllanin, mesfushorin shqiptar të “Nerazzurrëve”.

Drejtori i “zikaltërve” theksoi se Interi beson shumë tek aftësitë e mesfushorit shqiptar dhe se për t’i dhënë më shumë hapësira, ata larguan nga skuadra Brozovic.

FIDANISHTJA

“Asllanin e morëm sepse ne e dimë që edhe sepse është shumë i ri dhe kishte pak eksperiencë pasi ai arriti te Inter pas vetëm 6 muajsh te Empoli si protagonist, e dimë që është një lojtar me talent dhe që i ka të gjitha mundësitë për të qenë një lojtar i rëndësishëm për Inter, si të gjithë të rinjtë ka nevojë të bëjë një rrugëtim që edhe po e bën”, tha ai për “Supersport”.

“Ne besojme shumë te ai, trajneri e vlerëson shumë lojtarin, në merkaton e fundit që bëmë, u bë një merkato edhe nëpërmjet largimit për shembull të Brozovic, që ishte një lojtar që i hiqte hapësirën, për t’i dhënë më shumë mundësi atij, (Asllanit) dhe për t’i rritur vlerën”, shtoi Ausilio.

“Kemi në atë pozicion atë dhe Calhanoglu. Calhanoglu është një lojtar shumë i fortë në nivel ndërkombëtar. Asllani do të fitojë eksperiencë siç edhe po bën, në të gjitha ndeshjet po merr minuta, edhe prezenca në kombëtare do ta bëjë më të fortë. Besojmë shumë te ai”, u Piero shpreh Ausilio.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.