FIDANISHTJA

Aurela tërhiqet nga ‘The Voice’: Nuk dua të lëndoj askënd!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja Aurela Gaçe ka sqaruar në detaje arsyet e vendimit të saj për t’u larguar nga spektakli për talentë, “The Voice of Albania’. Më poshtë sjellim kumtesën e plotë të këngëtares të publikuar në Facebook:

“Jap dorëheqjen. Të isha pjesë e jurisë së ‘The Voice of Albania’ ishte aq sa e bukur, aq edhe rraskapitëse. Unë e dua punën dhe lodhjen që sjell puna. Kam 20 vjet pa u ndalur që vetëm punoj të jem e pranishme në skenë. Por, kjo lloj lodhjeje që ndjeva këtë radhë, ishte komplet ndryshe nga çdo gjë që kam provuar deri më sot”.

“Ishte lodhje psikologjike e shpirtërore. Nuk e kisha menduar aspak kur pranova ofertën. E mendova të thjeshtë, unë punoj dhe zgjedh më të mirin ose më të mirën. Por kur je përballë faktit, uhhh kuptova se nuk e përballoj dot të lëndoj dikë që ëndërron. Edhe pse karriera e askujt nuk mund të ndalojë aty, unë ndjeja një peshë shumë të rëndë në kraharor gjatë gjithë kohës”.

Hidromorava

“Unë e di që e dua muzikën dhe jam mësuar të dal në skenë e të bëj njerëzit të ndihen mirë. Në këtë rast, unë nuk ndjeva se e bëra këtë. Lumturova vetëm një dhe trishtova shumë konkurrentë të tjerë. Punova shumë e me shpirt, por formati kërkonte çdo javë dikë… ndoshta edhe ata që nesër mund të bëhen shumë të dashur për ju”.

“Kam lindur të lumturohem me këtë që bëj, e të lumturoj sadopak ata që më duan… Nuk dua të lëndoj askënd që sapo hedh hapat e parë në skenë. E di dhimbjen e eliminimit… Më kanë eliminuar edhe mua në shumë raste… E di shijen e hidhur. Prandaj po ndaj edhe me ju vendimin që kam marrë që ditën kur mbaroi konkurrimi”.

Kujtojmë që edicionin e tretë të “The Voice of Albania” e fitoi këngëtari nga Kosova, Florent Abrashi, i cili në natën finale mposhti konkurrentët, si Sigi, Bora dhe Krenari. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.