HW

Aurela Gaçe tregon vështirësitë në fillimet e saj: Mora borxh 15 milionë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar. Këngëtarja e mirënjohur ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, dhe një prej pyetjeve e ka bërë atë të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë peripecitë me të cilat është përballur vite më parë.

Aurela shprehet se si fëmija më i madh në familje, i është dashur që të punojë fort për të arritur qëllimet që kishte. Madje, ka rrëfyer dhe një histori kur i është dashur të marrë borxh një shumë të konsiderueshme prej 15 milionë lekësh, por falë punës së palodhur ka arritur ta shlyejë dhe siç thekson ajo, të ecë përpara “ballëndritur”.

HW

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë.

35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, është shprehur Aurela.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.