Aurela Gaçe: Mësova më shumë se kurrë se muzika është në çdo qelizë timen

Intervistë me ikonën e muzikës shqipe AURELA GAÇE. Ikonës së muzikës shqipe Aurela Gaçe, Zoti ia ka falur një dhuratë të çmuar, talentin për të kënduar dhe këtë armë ajo padyshim e ka dëshmuar me triumfin e saj në çdo skenë ku ka interpretuar.

Intervistoi: Armend Preteni

Hapat e saj të parë filluan në “Festivalin e Fëmijëve” në qytetin e saj të lindjes Vlorë, për të vijuar rrugëtimin e saj të suksesshëm në vitin 1993 në Festivalin e RTSH me këngën “Pegaso”.

Ilir Shaqiri: Pjesët korale në këngët e mia janë imazhe që më kthejnë te udha e nisur

Pikërisht nga pjesmarrja e saj në këtë festival lindën këngë hite si: “Nata” (Fest’36 -1997), “Fati ynë shpresë e marrëzi” (Fest 36′ – 1997), “S’jam tribu” (Fest’38 – 1999), “Jetoj” (Fest’40 – 2001) etj…, që lanë gjurmë jo vetëm në karrierën e Aurelës si artiste por edhe në muzikën shqipe në përgjithësi.

Pas disa vitesh emigrim në SHBA, pop ylli i muzikës Aurela Gaçe i rikthehet festivaleve por kësaj radhe në “Këngën Magjike” në vitin 2007 ajo fiton çmimin e parë me këngën “Hape vetën ti”.

Për të vijuar tutje më shumë këngë solo e bashkëpunime të cilat u mirëpriten nga publiku shqiptar.

Në një intervistë të realizuar për gazetën “Kosova Sot Online”, ylli i estradës Aurela Gaçe si rrallë herë përgjigjet në pyetje rreth jetës dhe karrierës, të cilat ju ftojmë t’i zbuloni në vijim…

(Padyshim viti 2022 do t’mbetet i paharruar për Aurelen, lansuat disa këngë të realizuara me videoklipe dhe nuk u ndalet me koncerte të shumta gjithandej trojeve shqiptare)

Gjatë vitit 2022 publikuat njëmbdhjetë këngë, dhjetë prej të cilave të realizuara dhe me videoklipe, disa prej të cilave janë: “Si jetoj” “Jo tani” në duet me Aleksandër Gjokën, “Kce me tupana”, “Tradhëtar”, “Babi im” në duet me Eli Faren, katër prej të cilave me videoklipe. Sa jeni ndarë e kënaqur me realizimin në tërësi duke u ndërlidhur me këtë pikë poashtu keni paralajmë ruar publikimin e albumit “Unike” duke qenë njëkohësisht aktive dhe me mbrëmje muzikore e koncerte gjithandej ku flitet gjuha shqipe?

Aurela Gaçe: Lidhur me albumin, deri tani jane publikuar 11 këngë, 10 prej të cilave janë të shoqëruara me videoklipe derisa priten edhe 7 të tjera pasi është double album “Unike”… me taban ( me traditë).

A jam ndarë e kënaqur?

Gjithmonë ka mirë e më mirë. Une jam kritike e punëve që bëj.

Por, ka raste kur disa këngë që duan shumë angazhim në klip, por ka edhe nga ato që mjafton interpretim i vërtetë në ekran për të përcjellë mesazhin…

Kur ti realizon album, është e pamundur që te gjitha kënget të jenë nota 10. Por ama, secila nga ato ka dalë nga një pjesë e shpirtit tim, e kjo ka shumë rëndësi.

Vlen të theksohet se shumë nga ato materiale janë realizuar në kohën e errët të pandemisë. Une mundohesha të mbaja gjallë shpirtin tim artistik, duke mos i ju dorezuar mërzisë, problemeve, frikës. Shkoja në studio çdo ditë. Ishte ajo si unë të merrja frymë. Për mua, muzika u bë shpëtim. Kjo ka rëndësi më shumë se çdo gjë. Mësova më shumë se kurrë se muzika është në çdo qelizë timen.

Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Aurela Gaçe: Po, edhe për mua, fëmijêria ka qene kohë e bukur. Kam shumë kujtime, shumë… Kam qenë gjithë kohës në skenë, qysh fëmije. Në festivalet e qytetit. Në çdo festë të shkollës, në çdo festë të vendit ku u rrita, të shkolles etj. Pra, për mua, aktiviteti artistik ishte gjëja që mbushte jetën time si femijë. Por, ajo që dua të them më shumë se gjithçka, ishte ardhja në jetë e motrës time. Kur ka lindur vëllai, kam qenë akoma e vogël të kujtoja rëndësinë. Ama kur erdhi në jetë motra, isha 11 vjeç, e madhe mjaftueshëm të kuptoja. M’u duk sikur ishte e imja. Kujdesesha për çdo aspekt. Mendoj se dashuria e familjes është më e bukura që mund të të ndodhte.

Kënga “Fati ynë shpresë dhe marrëzi” e publikuar para shumë vitesh, mbetet një simbol i karrierës tuaj, si lindi kjo këngë e cila u bë hit dhe jehona e të cilës po dëgjohet edhe sot e do të dëgjohet edhe shumë dekada?

Aurela Gaçe: Në fakt, ishin dy tre javët e fundit përpara se të fillonte festivali. Unë zakonisht bëhësha gati muaj përpara për të marrë pjesë aty. Ndërkohë atë periudhë, nuk isha në Shqipëri, në ato muaj, pra nuk isha gati. Nuk kishte asnjë këngë për t’u paraqitur në festival.

Ishte këmbëngulja e drejtuesit Zhani Ciko, i cili besoj se e lexonte mirë forcën time (gjë që mbase unë nuk isha shumë e qartë nëse e kisha ose jo). Ai më thotë se ka ngelur veq një këngë. Këngë e krijuar nga Ferdinand Deda. Ishte me një tekst tjetër.

E degjova. Një demo të thjeshtë. Me atë muzikë shkoj në studion e Shpetim Saraçit. Ai e ri orketsron me një koncept tjetër. Me pyeti se çfare dëgjoja në atë kohë. I tregova artistët që dëgjoja. Ai e riorkestroi. Me atë që mora, menjëherë kerkova ndihmën e potëve. Më drejtuan tek poeti Ilirjan Zhupa. Kujdes. Poetët, jo të gjjthë shkruajnë tekste. Tekste janë komplet tjetër teknikë. Ilirjani punoi së bashku me mua për çdo germë, zanore, për një javë, deri netët e vona. S’kishim kohë. Duhej kënga urgjent. Ndryshe mbyllej konkurrimi. Shoesh Ilirjani më thoshte, oh është e vështirë (pasi siç ju thashë, është poet i mirëfilltë, i lirë në mendim, ndërkohë tekstet të lodhin, pasi duhet metrika e melodisë, në çdo fjalë që themi është edhe e këndueshme). Ama, unë me këmbëngulje nuk largohesha. Do ta bësh i thosha, je lab (Qeshet). Labi nuk dorëzohet. E më në fund mbaroi, u paraqita në festival, e tani pikërisht ajo këngë më përfaqëson.

Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Aurela Gaçe: Nuk shoh asnjë gjë të keqe në proviokim. Në çdo moment, njerëzit provokohen. S’ka asnjë të keqe. Ka këngetarë si Tina Turner , që nuk ka bëre kurrë tweark në skenë, ama me energjinë e saj, ka provokuar. Ka artistë meshkuj, në botën e “rock music” etj, që thjeshtë me qenien e tyre, më atë që bënin provokonin. Të provokosh do të thotë të dëpërtosh. Atëherë je artist. Ah nëse e keni fjalën për provokim sensual, varet. Se ku mund të jetë kufiri. Por mesa kemi parë në histori të muzikës botërore gjithmonë ka pasur sensualitet në skenë.

Mendoj se gjithësecili hynë në skenë (ose në fushbetejë) me armët e veta më të forta. Varet cilëve armë u jep përparësi.

A pëlqehet ose jo dikush pa provokime? Oh sigurisht që po. Unë kam tri dekada në skenë. Nuk i kam përdorur ato armë. Mbase se kam ndjerë të nevojshme, prandaj se kam bërë. Por ke artistë që i kanë qëndruar kohës më shumë vite në skenë, e pubiku i do. Ata janë thjeshtë aty, një shpirt. Publiku nuk ka nevojë ti shoh si objekte sensuale për ti dashur. Kështu që varet çfare kërkon artisti, si kërkon të shfaqet në publik.

Jeni artistja e vetme shqiptare e cila në festivalet ku ka marr pjesë ka triumfuar ose është shpërblyer me njërin nga tri çmimet e para, përmendim këtu Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, “Këngën Magjike”, pëfaqësimin dinjitoz me këngën “Feel the Passion” në Eurovision, a e ka në plan Aurela t’i rikthehet sërish festivaleve?

Aurela Gaçe: I thonë një fjale: Asnjeherë mos thuaj jo. Por deri tani, mendoj se i kam mbyllur festivalet. Në fund të fundit, detyra jonë është të ndajmë dhuratën e Zotit me njerëzit. Unë vazhdoj e bëj pa pushim. Çfarë rëndëse ka nëse është festival apo projekt i imi personal? E rëndësishme është të shkojmë tek dëgjuesi ynë në çdo lloj forme. Nuk kam deshirë të futem në gara, pasi në këtë stad të jetës, jam e pjekur mjaftueshëm të kuptoj se jam këtu, në muzikë, jo për gara.

Rikthemi sërish vite prapa, kur në “Fest 95” u prezantuat me këngën “Nata”, në “Fest 99” me “S’jam Tribu”, derisa në vitin 2001 po në Festivalin e Rtsh me këngën “Jetoj” spikatet jo vetëm me interpretimin por edhe me paraqitjen dhe stilin sidomos me të fundit ku zgjedhët ngjyrat bardh dhe zi që edhe sot ka mbetur në kujtesë te audienca. Sot nga ky kënd ku jeni a mendoni që institutcionet e Kulturës në Shqipëri do të duhej ta vlerësonin Aurelen Gaçen për kontributin dhënë në ngritjen e nivelit të muzikës shqipe?

Aurela Gaçe: Nga Institucionet nuk pres asgjë. Kam marrë dashuri kaq shumë nga njerëzit. Ky është vlerësimi.


Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual apo duhet ndryshime urgjente?

Aurela Gaçe: Se di çfarë të them në këtë pikë. Kohët ndryshojnë. Jeta ecën. Hyjnë trende, hynë mode e re. S’ka asgjë të keqe. Ka ndodhur gjithmonë në çdo kohë. Ngelet ajo çfarë ngelet në fund të çdo kohe. Çdo brez ka shijet e veta. Sigurisht më shqetëson shumë fakti që shumë artistë dalin playback në publik. Të paguash biletë, ose qoftë një pije, e të shohësh dikë që hap gojën ,ose bën sikur! Kjo po, kjo më shqetëson. A ndodh kjo në botë? Që zëri të vazhdojë, ndërkohë që këngëtari e ka mikrofonin poshtë? Ose vazhdon kërcen? Ndërkohë zëri vazhdon? Në botë? Oh, jo jo, s’ka shansë. Publiku do kishte kërkuar lekët e biletës pas.


Festës së Vitit të Ri në dekadën e fundit sikur i ka humbur ajo “madhështia” që e kishte dikur/Si e festonit Vitin e Ri para shumë vitesh dhe si e feston sot?

Aurela Gaçe: Unë e festoj gjithmonë në skenë. Si çdo artist. Ne pushojmë ose festojmë gjithmonë mbasi kemi argëtuar njerëzit që duan të kalojnë mes tingujve të muzikës ato orë të Vitit të Ri.

Image
Cila është motoja që përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Aurela Gaçe: Motoja ime: Është pikërisht, jeto, jeto sot. Nesër mund të jetë shumë vonë.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS