Eko Higjiena

Aurela e festivaleve, rrëfimi se si një vajzë fshati “pushtoi” skenat muzikës shqiptare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aurela e festivaleve, rrëfimi se si një vajzë fshati “pushtoi” skenat muzikës shqiptare

Aurela është e njohur si një këngëtare festivalesh dhe duket se paraqitja e saj në festivale të tilla është bërë shumë herët.

Këtë ajo e thotë në emisionin “Teta a tete”.

Aurela tregon se si nga fshati kishte arritur që në moshën 4 vjeç e gjysmë të merr pjesë në një festival dhe si e kishin pranuar atë një juri e atëherë shtetit komunist shqiptar.

Uji Dea

“Me ka marrë vajza e xhaxhait dhe si një fëmijë i ‘poshtër’ që isha dhe bëja çdo gjë në shtëpi, imitoja, nuk leja dy gurë bashkë dhe mendoi ‘po sikur ta dërgojë këtë vajzë në pallatin e fëmijëve’”, rrëfen ngjarjen e saj Aurela nga ditët e saj të para si këngëtare.

Nga ky moment Aurela tregon që e kanë dërguar pothuajse çdo vit për të kënduar dhe marrë pjesë në qytet, por kjo ndodhi deri në një moment kur ra komunizmi në Shqipëri.

“Por, erdhi një moment kur gjërat u vështirësuan shumë dhe ishte viti 1990 ku Shqipëria filloj tranzicionin nga komunizmi në demokraci, u bë shumë e rrezikshme, vajzat rrëmbeheshin në rrugë, unë duhet të shkoja në konvikt për të jetuar ose të merrja autobusin çdo ditë nga fshati në qytet. Kishte vështirësi të mëdha dhe në atë moment prindërit me thanë ti nuk do të shkosh në shkollën e muzikës, sepse ne nuk mund të lëmë vetëm”, tregon Aurela rrugëtimin e saj.

Megjithatë, në fund ajo kishte arritur një kompromis me prindërit e saj që ajo do të shkonte në shkollën e muzikës kur do të ishte 18-19 vjeç.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.