HW

Aurela bën publike ndihmën për të prekurit nga tërmeti, tregon arsyen e fortë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Aurela Gaçe është njëra ndër artistet që është angazhuar maksimalisht këto ditë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Këngëtarja, pothuajse 24 orë në ditë publikon vazhdimisht të dhëna të qytetarëve që ofrojnë ndihmë në forma të ndryshme dhe përcjell informacionet e atyre që kërkojnë ndihmë, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, Aurela tregoi publikisht ndihmën për fondacionin e Elvis Naçit për banorët në nevojë.

Eco Higjiena

Ajo kishte dërguar shumën e parave si anonime, ndërsa thotë se e publikoi këtë ndihmë (pa shifër) për t’i bërë thirrje artistëve, miqve e të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë të ndërtohen shtëpitë për të pastrehët.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I AURELËS, PA NDËRHYRJE:

“Nuk me duket e udhes te tregoj ndihmen time, sepse kur behet dicka, behet jo per ta ditur te tjere, por per shpirtin tim .
Ne kete rast ,me duhet ta bej publike per arsye me te medha,por sigiurisht edhe online sic e shikoni kam qene anonim ,por kete rast e bej per tu bere thirrje miqve, artisteve, e ciltdo qe nese e ka nje mundesi, le te ndihmojme te ndertohen shtepite .
Qytete e fshatra ,motra e vellezer, femije, nena e baballare te ngelur pa asgje.
Te tjere humben jeten . O zot kaq e dhimbshme, kemi ngelur te trishtuar ne shpirt . Humbje e madhe njerezore.
Por ,ne kete moment kaq te vesbtire, ne ,i dhame njeri tjetrit kaq shume dashuri .
Ne fatkeqesi, ne kishim nevoje per doren e ngrohte e ja, anembane vendit jane hapur dyert e zemrat per ndihme, nga Kosove e Diaspora morem kaq shume po kaq shume dashuri,sa zemra e trishtuar njeheresh u ngjall . Faleminderit ?❤
Fqinjet e vendit e shume kombe miq te vendit tone te vuajtur, ishin ketu. Faleminderit ?❤!


Ne kete rast, thjeshte dua te bej thirrje per ndihme, sigurisht duke dhene edhe vete ndihmen time e do te vazhdoj ta jap ( sepse do te duhen muaj e muaj per tu rimekembur e ndihma nuk perfundon ketu). Zoti e bekofte kete popull te vuajtur,por kaq te bukur ??????❤

Edhe dicka.
Ne nuk mund te perfaqesohemi nga disa individe perfitues e te ligj qe ne keto momente, kane mendjen te pasurohen me pako me fasule e me batanije. Kjo quhet varferi , shpirtererore. Ne ,jemi miljona zemra te bashkuara dhe fytyra jone e vertete jane ata njerez qe pa u lodhur me vetemohim,kane ndihmuar qysh nga nxjerrja e njerzve nga rrenojat , der tek ata qe ushqyen me dashuri te pakufij secilin ne nevoje. Keta jemi ne. Popull i bukur”. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.