ARKATANA

Augsburgu vendos ta blejë Berishën, ky është çmimi i parave që do t’i shpenzojë klubi gjerman

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Augsburgu e ka zbuluar vendimin e marrë për Mërgim Berishën.

Stefan Reuter, shef ekzekutiv i klubit gjerman ka bërë të ditur se në fund të sezonit, klubi i Bundesligës do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit kosovar për 4 milionë euro, shkruajnë mediat turke, përcjell “Gazeta Express”.

Berisha aktualisht është i huazuar në Augsburg nga Fenerbahçe për një vit, pasi e pati një eksperiencë dëshpëruese në Turqi.

E me t’u rikthyer në futbollin gjerman, Berisha shpërtheu duke i realizuar 8 gola në 19 ndeshje të zhvilluara deri tash, të cilat e shpërblyen edhe me ftesë në Kombëtaren gjermane.

FIDANISHTJA

Fenerbahçe e kishte blerë lojtarin nga Suhareka për 5 milionë euro në shtator të vitit 2021 nga Salzburgu.

E tash, klubi nga Stambolli do t’i marrë 4 milionë nga shitja e Berishës, e cila pritet të ndodhë gjatë verës.

Edhe vetë futbollisti e ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar të luajë në Bundesligë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.