Eko Higjiena

Augsburgu e blen kartonin e Mërgim Berishës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Augsburgu e ka shfrytëzuar mundësinë e blerjes definitive të kartonit të Mërgim Berishës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi i madh gjerman, “Sport Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi i Bundesligës e kishte huazuar futbollistin kosovar nga Fenerbahçe vitin e kaluar.

Dhe, përfaqësuesi i ri gjerman e tregoi veten në ligën elitare të këtij vendi duke qenë protagonist tek Augsburgu.

Prandaj, ky i fundit vendosi ta mbajë gjatë lojtarin duke e blerë kartonin e tij nga Fenerbahçe për 4 milionë euro.

FIDANISHTJA

Por, kjo nuk do të thotë se futbollisti nga Suhareka do të mbetet në Augsburg.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Berisha është i vendosur për ta bërë hapin e radhës në karrierë, ndërsa klubet e mëdha gjermane dhe ato jashtë këtij shteti kanë shfaqur interesim për të, shkruan “Gazeta Express”.

Besohet se Augsburgu është i gatshëm ta lë atë të largohet për 15-20 milionë euro.

Edhe pse Kosova po e priste qe një kohë të gjatë, Berisha e priti në fakt Gjermaninë, e cila e ftoi për ndeshjet miqësore të marsit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.