Auditori “kamuflon” shpenzimet e shefit!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një javë pasi gazeta “Tribuna” ka raportuar lidhur me tejkalimin e shpenzimeve për dreka dhe darka nga ana e Kabinetit të ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani, raportohet se ky i fundit ka kërkuar nga auditorët e Ministrisë që drejton, ta verifikojnë situatën.

Por, opozita e kritikon Aganin se po i shfrytëzon auditorët e brendshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, për t’i kamufluar shpenzimet për dreka e darka.

Fundamenti

Por, njerëzit që janë nën ombrellën e ministrisë që drejton Agani, kanë konstatuar se shpenzimet e reprezentacionit nga ana e ministrit të tyre janë në harmoni me ligjin.

Kështu, Auditori i Ministrisë së Shëndetësisë ka konstatuar se Kabineti i Ministrit Agani, në harmoni me nenin 11 të UA Nr. 01/2008 për vitin 2012 ka pasur në dispozicion t’i shpenzojë 16,800.00 euro për reprezentacion (Tribuna).