Auditori i jep notë pozitive Spitalit të Gjilanit

Gjilan – Kryeshefi i Departamentit të Financave në Spitalin Rajonal të Gjilanit Behxhet Murtezi tha për rajonipress se kontrolla e auditorit gjeneral e kryer në dhjetor të viti 2013 ka dhënë vlerësimet më pozitive për punën e financave në këtë institucion shëndetësor.
Spitali Rajonal i Gjilanit pas që ka përfunduar një vit me bilanc pozitiv, tashmë ka arritur të shlyejë mbi 720 mijë euro borxhe të trashëguara nga ish menaxhmenti i kaluar.
Ky fakt e ka bërë të ndihet mirë edhe kryeshefin e Departamentit të Financave, Behxhet Murtezin i cili për rajonipress thotë se ky departament me angazhimin e tij profesional dhe të stafit ka arritur së bashku edhe me menaxhmentin t`i realizojë mbi 20 projekte.
Por ajo që e bënë krenar Murtezin është fakti se auditori gjeneral i ka bërë një kontrollë anës financiare të këtij departamenti dhe ka dhënë komplimentet më të mirë ta mundshme.”Vizita e kontrolla e auditorit gjeneral e kryer në dhjetor të vitit 2013 e ka dhënë vlerësimin më pozitiv të mundshëm për ne. Ata kanë zhvilluar hulumtimin e të gjitha procedurave, të gjeturat në procedura, pagesat dhe shpenzimet, përgatitja dhe llogaritja e kujdestarive, mbajtja e pasqyrave financiare, pranimi dhe dorëzimi i bllokave me pagesa në arka, regjistrimi i çdo transaksioni ekonomik” etj.
Pas këtij hulumtimi deklarata përfundimtare e auditorit gjeneral sipas Murtezit është shumë pozitive për punën ekipore të kryer në këtë departament, koordinimin dhe organizimin e punëve etj. /rajonipress/