GRANDEMALL

Auditorët paguhen “s’i në kohë lufte”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Punëtorët e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) po marrin më shumë shtesa, sesa paga mujore. Përveç pagës, ata po marrin edhe para për rrezikshmëri në punë, që më herët në vendin tonë këtë kompensim e kanë marrë punëtorët e UNMIK-ut, të cilët Kosovën e kanë konsideruar si vend të rrezikshëm për të punuar.

Pas një kohe, ky farë kompensimi është hequr nga administrata e UNMIK-it, e ku ajo është lënë e vlefshme vetëm për punëtorët që patrullojnë në veri të vendit. Mirëpo, edhe 14 vjet pas përfundimit të luftës këtë kompensim po e marrin punëtorët e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Uji Dea

Po, përveç këtyre institucioni më i lartë që merret me auditimin e institucioneve që marrin para nga arka e shtetit së fundi është kritikuar për tejkalim të shpenzimeve të planifikuara financiare për vitin 2012, dhe për mospërputhje të të dhënave, të paraqitur në raportin e tyre vjetor financiar.

Në raportin vjetor financiar për vitin 2012, i miratuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, në qershor të këtij viti, të cilin e posedon gazeta “Zëri”, shihet se si kjo zyrë ka tejkaluar shpenzimet e parapara me buxhetin e vitit 2012. Si shembull, 372 euro është paraqitur paga neto mujore e një zyrtari të lartë në ZAP ndërsa i njëjti për një muaj shtesa të ndryshme ka marrë deri në 396 euro…. (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.