Eko Higjiena

Atyre që nuk u interesuan për Masakrën e Dubravës, iu bie ndërmend për të kur të instalohet Gjykata Speciale!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Nga Sali Bytyçi – Përse nuk u organizua një gjykatë për të gjykuar krimin që ndodhi në Dubravë, mbi njerëzit që ishin në mbrojtje të Kombeve të Bashkuara?! Jo që nuk u interesuan Kombet e bashkuara për njerëzit të cilët i kishin marrë në mbrojtje, po për këta njerëz nuk u interesuan as udhëheqësit politikë të vendit!
Sot është 30 prilli.

Në po këtë datë, 30 prill 1999, të burgosurit e Burgut të Prishtinës në Lipjan, së bashku me të burgosurit e Burgut të Nishit dhe të Mitrovicës së Sremit, në mëngjes herët, me autobusë, organet serbe të burgjeve dhe të policisë, i nisën në drejtim të Burgut të Dubravës. Ditëve në vijim, në këtë burg i sollën edhe të burgosurit e burgjeve të Prizrenit, pastaj të zënët rob të Gjakovës, rreth 155, të burgosurit nga burgjet e Leskocit, Vranjës etj., për të pritur pretekstin, pra bombardimin e NATO-s mbi godinat e këtij burgu, si shkas për të bërë pastaj masakër ndaj të zënëve rob. Këtu duhet të ceki se, përveç robërve nga Gjakova, pothuaj të gjithë të burgosurit ishin të pajisur me nga një dokument të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, që shenjonte marrjen në mbrojtje të të burgosurve nga ky institucion i Kombeve të Bashkuara, por të cilët u masakruan ditën për diell nga pushteti serb, për të bërë krim ndaj tyre, ndërsa për të mos u ndëshkuar askush!

Uji Dea

Përse nuk u organizua një gjykatë për të gjykuar krimin që ndodhi në Dubravë, mbi njerëzit që ishin në mbrojtje të Kombeve të Bashkuara?! Jo që nuk u interesuan Kombet e bashkuara për njerëzit të cilët i kishin marrë në mbrojtje, po për këta njerëz nuk u interesuan as udhëheqësit politikë të vendit!

Dhe, si për ironi, tani instalohet Gjykata Speciale, në të cilën do të gjykohet edhe ndonjë udhëheqës politik i vendit, i cili, në emër të asaj se po merrej me “punë të mëdha”, nuk ishte interesuar fare për këtë masakër!