UBT

Atyre që e harrojnë të kaluarën tragjike, po aq tragjike u përsëritet ajo

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Shefik Sadiku – Masakrat e Gjilanit, Ferizajit, Drenicës, Masakra e Tivarit, shpërngulja e shqiptarëve nga Sanxhaku i Pazarit të Ri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Shpërngulja e shqiptarëve për Turqi, dhuna dhe shtypja sistematike në të ashtuquajturën Jugosllavi e “ të barabartëve”, torturimi i mbi 500 mijë shqiptarëve nëpër duart dhe zyrat e UDB-së, shqiptimi i mbi 600 shekujve burg për shqiptarët që deshën liri. A nuk janë të mjaftueshme këto që u thanë e shumë të tjera që nuk u thanë që me shumë të drejtë të shtrohet dilema se a jemi duke vepruar mjaftueshëm për të mos ndodhur naksima sipas së cilës: Atyre që e harrojnë të kaluarën tragjike, po aq tragjike , në mos më tragjike u përsëritet ajo ?!

Duke lexuar librin e Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes- Kronikë e një kasaphane”, libër në të cilin përmes rrëfimit të një gazetari serb, lexuesi jo vetëm që mëson për të vërtetën e gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, por si lexues dhe si njeri nuk mund të mos e shpreh habinë dhe të bëjë pyetjen: A është dhe si është e mundur që një shtet ka ditur dhe di të mendojë dhe kunstruktojë aso metodash shfarosëse dhe shtypëse kundër një populli , i cili mëkatin më të madh e ka pse kërkon liri për vete siç e kanë edhe popujt tjerë ?!

Kjo aq më tepër kur vjen nga kombi, prijësit e të cilit për ta arsyetuar gjenocidin që shteti i tyre e kryen mbi të tjerët, qytetarin e vet të zakonshëm e hipnotizojnë duke thënë se ne jemi popull hyjnor! Për mua të dhënat në këtë libër nuk ishin befasi e padëgjuar, sepse më parë kisha lexuar e dëgjuar shumë rrëfime trishtuese nga akterë që i kanë përjetuar shpirtërisht dhe fizikisht këto makabritete, që vetëm ideologët e shteteve që kryejnë gjenocid mbi të tjerët, dinë t’ i mendojnë këto çnjerëzi. Po leximi i këtij libri më ngjalli një dilemë.

Ajo është se si shqiptarë autokton të këtyre trojeve a jemi duke ndërtuar strategji mbrojtjeje nga ky shtet kur historikisht dimë dhe, si gjeneratë, edhe vet e përjetuan gjenocidin mbi ne se ky nuk ishte gjenocidi i vetëm dhe i fundit mbi ne?! Para këtij gjenocidi që ndodhi sidomos më 1998 dhe 1999, populli ynë kishte përjetuar spastrimin etnik nga Serbia me dhunë dhe masakra trishtuese nga Krahina e Toplicës më 1877/8, pastaj në Luftrat ballkanike më 1912/13, gjenonici i Serbisë nuk kishte qenë i përmasave më të vogla se i viteve1877/78.

Mobi Casa

Masakrat e Gjilanit, Ferizajit, Drenicës, Masakra e Tivarit, shpërngulja e shqiptarëve nga Sanxhaku i Pazarit të Ri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Shpërngulja e shqiptarëve për Turqi, dhuna dhe shtypja sistematike në të ashtuquajturën Jugosllavi e “ të barabartëve”, torturimi i mbi 500 mijë shqiptarëve nëpër duart dhe zyrat e UDB-së, shqiptimi i mbi 600 shekujve burg për shqiptarët që deshën liri.

A nuk janë të mjaftueshme këto që u thanë e shumë të tjera që nuk u thanë që me shumë të drejtë të shtrohet dilema se a jemi duke vepruar mjaftueshëm për të mos ndodhur maksima sipas së cilës: Atyre që e harrojnë të kaluarën tragjike, po aq tragjike , në mos më tragjike u përsëritet ajo ?!

Si shqiptar i zakonshëm, sinqerisht, dua që e vërteta të ma demantojë dilemën dhe brengën time lidhur me këtë. Bazuar në ato që shifrën e lexohen për gjendjen dhe organizimin tonë brendakombëtar, druaj nga dilema ime. Gjëja më humane dhe më imediate është mbrojtja nga padrejtësitë dhe rreziqet.