Eko Higjiena

Aty ku qeveritarët e hanë shtetin, shtetasit hanë kokën e njëri tjetrit!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Kim Mehmeti – Velipoja është e bukur. Dhe si askund tjetër, aty deti frymon shqiptarçe, me frymën e pushuesve të ardhur nga gjitha trojet shqiptare.Por Velipoja e sotme është e zymtë dhe e trishtë, sepse në orët e para të së dielës, aty u vranë katër veta. Katër veta që kurrë më nuk do i gëzohen as bukurisë së Velipojës, as ardhjes së verës.

E katër veta janë shumë edhe për rrethana lufte, e jo më për një sezon turistike. Dhe mbase sot do flitej për pesë viktima në Velipojë, nëse çdo gjë do varej nga ndihma e shpejtë e këtushme dhe, nëse nuk do ishte një mjek pushues nga Kosova i cili ia shpëtoi jetën kosovarit të ri që i humbi ndjenjat duke u futur në ujë.

Po, në Shqipëri më shpesh ndodhin vrasje se dasma si dhe, në mëmëdhe më shpesh marrin jetë veturat luksoze të drejtuara nga fëmijët e pasanikëve, se sa që bëhen fejesa.

United Hospital

Dhe ku ta dish, mbase edhe nuk ka si të jetë ndryshe në një shtet ku kryeministri uron ‘që ata t’ia hanë kokën njëri tjetrit’.

Në një shtet pra ku populli nuk e kupton se, aty ku qeveritarët e hanë shtetin, shtetasit ndjehen të pambrojtur dhe andaj, i shkrepin armët dhe ia hanë kokën njëri tjetrit.

Po pra, Velipoja është e bukur, siç janë të bukura të gjitha viset tjera të Shqipërisë. Por ka diçka që këtë bukuri e bënë të trishtë: e vërteta se në mëmëdheun tonë çdo gjë tjetër vlen e çmohet më shumë se jeta e njeriut! Si dhe e vërteta se qytetari i pambrojtur i Shqipërisë mbytet në balën që e ngjesh hajdutëria qeveritare dhe krimi i organizuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.