Fundamenti

Aty ku nuk investon komuna, Shoqata “Malisheva”, u del në ndihmë banorëve të fshatit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Shoqata “Malisheva” ka ndërmarrë një aksion për hapjen e rrugicave duke ndihmuar banorët e saj. Aktivisti Mejdi Selmani ka përkrahur shoqatën dhe ka thënë se aty ku nuk prek dora e shtetit, aty paraqitet vullnetarisht Shoqata “Malisheva”.

Shoqata “Malisheva” ka ndërmarrë një aksion duke hapur disa rrugica, duke i ndihmuar banorëve të këtij fshati.

Hidromorava

Mejdi Selmani aktivist në këtë fshat ka përkrahur këtë aksion duke postuar edhe foto gjatë realizmit të punimeve.

Selmani ka thënë se fal shoqatës “Malisheva” aksionet e mira nuk mungojnë .”Nuk mungojnë punët, këshilli i fshatit, s`ka interes, Komuna, s`ka zgjedhje, vazhdojmë bashkë. Aty ku nuk prek dora e pushtetit, e as këshilli i fshatit, aty vepron Shoqata “Malisheva” e Gjilanit” ka shkruar Mejdi Selmani./rajonipress/