UBT

Aty ku injorohen qytetarët nga pushteti, gjejnë përkrahjen e AAK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu së bashku me banorët e fshatit Nasalë në mënyrë simbolike dhe praktike ka marrë pjesë në meremetimin e rrugës Lladovë – Nasël, rrugë kjo e cila ishte premtuar se do të asfaltohet nga qeverisja komunale, por ajo kurrë nuk realizua.

Qytetarët e fshatit Nasalë prej kohesh kanë kërkuar nga institucionet komunale përkrahje në projektet e tyre të rëndësishme për jetën e qytetarëve në këtë fshatë e sidomos në prioritet ka qenë rruga e cila lidhe Nasalën me Lladovën e cila rrugë u bë një prej pengesave kryesore për të jetuar në këtë fshatë, ku kemi edhe shpërnguljet e dy familjeve e cila vjen si pasojë e rrugës.

UBT

Qytetarët e Nasales jo që nuk u mbështeten, por edhe u injoruan nga krerët e komunës. Por këta qytetarë gjetën mbështetje të fuqishme në AAK e sidomos të kryetari i kësaj partie Rexhep Kadriu i cili sot mori një aksion me anëtarët a AAK-së nga niveli lokal edhe nga nëndega a AAK-së në Lladovë dhe Nasalë për ta meremetuar rrugën Nasal- Lladovë.

Ky investim i AAK- së respektivisht i kryetarit të saj Rexhep Kadriu po ndodhë në vazhdën e shumë projekteve që planifikon të realizojë AAK për qytetarët e sajë dhe për të dëshmuar se AAK është parti e qytetarëve dhe është në shërbim të vazhdueshëm për të ngritë nivelin satisfaksionit të tyre i cili tani për tani është nën çdo nivel si rezultat i keqqeverisjes së pushtetit aktual thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/