Aty ku është puna, cilësia e përgjegjësia, aty është Krenar Xhaferi

Gjilan – Krenar Xhaferi është ndër zyrtarët e rrallë që me shumë pasion e dashuri e prezanton aktivitetin e Ministrisë ku punon e angazhohet. Modest, i thjeshtë me qytetarët, komunikues me mediat dhe mbi të gjitha njerëzor e një profesionist i rrallë dhe një përgjegjës i lartë për punën e tij.

“Sa të rrojmë me nder të jetojmë”, kjo është motoja e punës e Krenar Xhaferit që është i angazhuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Krenari ka disa atribute që rrallë mund t`i ketë ndonjë zyrtarë.

Është pedant dhe korrekt në punë, puna e tij është angazhimi maksimal dhe cilësia. E mbanë vetën përgjegjës për gjithë punën që e bënë me nder e përkushtim. Por ajo që bije në sy tek Krenari, është modestia e tij profesionale, që e bënë me shumë admirim pasqyrimin e aktiviteteve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Krenarin e sheh kudo, në rrugë, në punishte, në projektet kapitale ku punohen kudo në Kosovë.”Për mua ka shumë vlerë saktësia në punë, angazhimi konkret dhe disiplina profesionale, veti këto që i kam trashëguar edhe nga familja” shprehet Krenari për rajonipress.

Krenar Xhaferi thotë se çdo zyrtar duhet të sillet ndershëm dhe me përgjegjësi të lartë institucionale sepse ne duhet të jemi shembull ndaj publikut. “Publiku të përcjell, të dëgjon dhe të sheh kudo, andaj kemi obligim që ta kryejmë punën me shumë saktësi e cilësi. Jam krenar që jam pjesë e ekipit të Arban Abrashit, por edhe pjesë e ekipit të ish ministrit Lumir Abdixhikut” shprehet ai./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).