Eko Higjiena

ATRC identifikon nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Qendra e trajnimeve dhe burimeve për avokim – ATRC në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati” në Kamenicë, ka organizuar takimin me përfaqësuesit e Këshillave Lokale të Komunës së Kamenicës.

Ky takim kishte për qëllim identifikimin e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Komunës së Kamenicës. Kërkesat dhe rekomandimet e qytetarëve, të paraqitura nga përfaqësuesit e Këshillave Lokale, u përqendruan kryesisht në rregullimin e infrastrukturës rrugore, vendosjen e rrjetit të ujësjellësit, etj.

Të gjitha kërkesat e parashtruara do të jenë pjesë e publikimit “Prioritetet e banorëve të Komunës së Kamenicës”, i cili do t’i përcillet Komunës së Kamenicës.

Fundamenti

Përmes këtyre aktiviteteve ATRC synon të rris bashkëpunimit në mes Komunave dhe qytetarëve t’i ofroj mundësinë qytetarëve që të shprehin lirshëm kërkesat dhe rekomandimet e tyre dhe të ushtrojnë presionin demokratik në institucionet lokale për marrjen në konsideratë të kërkesave të tyre gjatë hartimit të planeve komunale dhe njëkohësisht t’i ndihmoj Komunës në procesin e hartimit të buxhetit komunal, duke i ofruar të dhëna konkrete për secilin fshat veç e veç.

Këto aktivitete, të cilat ATRC i implementon në Komunën e Kamenicës, Gjilanit, Vitisë dhe Novobërdës, janë pjesë e projektit Qytetarë aktiv-Komuna të përgjegjshme dhe transparente, i cili mbështetet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme./rajonipress/

Mund të ju interesoj: