Fundamenti

Atletja Kosovare që vrapon rrugëve të Londrës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dashuria e madhe e njerëzve për sport asnjëherë nuk i dihet, jeta e sportisteve gjithmonë është e paparashikueshme, erërat e sportit të bartin në gjithë planetin taksor.

Atletika me të drejt quhet “mbretëreshë e sportit”, pasi në kuadër të këtij sporti mundesh ti zhvillosh shumë degë sportive, duke filluar nga 100 metra e gjerë te maratona 42 km. Të gjitha sportet njohin moshën, por atletika nuk ka të bëj me moshën por me vullnetin ndaj kësaj disipline mund të arrihet gjithçka.

Valbona Ismajli-Revell, ishte gjithmonë e dashuruar në vrapimet e gjata por ajo asnjëherë nuk u morë seriozisht me atletikë për shkak kushteve
të cilat mungonin dhe për shkak obligimeve jetësore.

Valbona nga dashuria për atletikën asnjëherë nuk ju nda shtigjeve të saj, ajo për çdo dit tani e 10 vite vrapon nga 10 km. “Atletikën gjithmonë e kam pasur në shpirt tani vrapoj vetëm në mënyrë rekreative, për çdo dit në orët e hershme të mëngjesit vrapoj nga 10 km, është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur gjendem në rrugët e Londrës të cilat ti ofrojnë të gjitha kushtet dhe sigurinë dhe çka është më e rëndësishmja ke përkrahjen edhe nga qytetarët e rastit të cilët të përkrahin dhe të ofrojnë ndihmë në çdo moment”, thekson Valbona Ismajli.

Uji Dea

Ajo ka bërë një krahasim të madh në mes atletikës rekreative në Londër dhe në Kosovë.
“Më vjen keq të them por në Kosovë as 1% nuk plotësohen kushtet të merret rinia e veçanërisht atletët rekreativë me atletikë, së pari mungojnë terrenet, rrugët janë të rrezikshme dhe nuk respektohesh nga veturat dhe nga kalimtarët dhe kjo të bën të ndihesh jashtëzakonisht keq”, shprehet Ismajli.

Valbona e cila jeton dhe vepron në Londër, në shumicën e rasteve merr pjesë nëpër vrapime të ndryshme të cilat organizohen.
“Kuptohet që kushtet në Londër janë jashtëzakonisht të mira dhe jam shumë e lumtur që marrë pjesë nëpër turnire të ndryshme të cilat janë mjaft cilësore, ndërsa mund t’ju them se atletika përpos që të jep kënaqësi ajo të dhuron edhe shëndet andaj kisha t’ju preferoj të rrini larg duhanit, alkoolit, drogës, dhe t’ju krijohen kushte rinisë dhe qytetarëve të Kosovës që të merren me atletikë ku çdo qytetar i Kosovës do ta ndiente vetën më mirë dhe sëmundjet do të ishin më larg njerëzimit”.

Atletja rekreative, Valbona Ismajli- Revell, ka shumë idol në botën e atletikës të cilat kanë qenë frymëzim për të.
“Çdo garë të atletikës e përcjell me kureshtje, ndërsa idolja ime është atletja nga Britania e Madhe, Paula Radcliffe, e cila është një sportiste e jashtëzakonshme dhe ka një teknikë të veqant të vrapimit”.

E dashuruar në shtigjet e atletikës Valbona brenda vitit vrapon rreth 3 650 kilometra ndërsa brenda 10 viteve gjerë më tani ka vrapuar
rreth 36 500 kilometra./rajonipress/