Atletico Madrid insiston për Shaqirin
Diego Simeone po insiston që ta transferoj Xherdan Shaqirin në Atletico Madrid para përfundimit të afatit kalimtar të verës.
Xherdan Shaqiri vazhdon të mbetet objektiv i Atletico Madridit, raporton gazeta sportive madrilene Marca.
Diego Simeone po insiston që ta transferoj yllin kosovar në skuadër para përfundimit të afatit kalimtar të verës.Objektiv i argjentinasit është edhe Goran Pandev i Napolit.
Reprezentuesi zviceran, i cili ka zgjuar edhe interesimin e Milanit e Liverpoolit, ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2016.
Lojtari me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit më herët ka qenë i pakënaqur me statusin te skuadra gjermane, por së fundit ka deklarua senuk do të largohet nga klubi.