Hidromorava

Atleti Abib Aliu ka nderuar Dëshmorët e Kombit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Atleti me prejardhje nga Vërbica e Zhegocit, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, në mënyrë triumfale nga lapidari në Zhegoc gjerë tek Varrezat e Dëshmorëve ka vrapuar distancën 18km duke nderuar Dëshmorët e Kombit që dhanë jetën për liri të shtetit të Kosovës.

Fillimisht Aliu ka vendosur kurorë tek Lapidari në Zhegoc duke nderuar Dëshmorët e Kombit, poashtu atleti Aliu me të mbërritur tek varrezat e Dëshmorëve në Gjilan ka vendosur kurorë në shenjë nderimi për Dëshmorët e Kombit.

Në shenjë përkrahje për vrapimin e tij disa qytetar të Vërbicës dhe Zhegocit kishin dalur për ta përkrahur atletin Aliu, ndërsa disa qytetar të kësaj ana disa kilometra ju bashkuan në shenjë përkrahje në vrapimin e tij.

Atleti Aliu njeherit i cili mbron ngjyrat e Kombëtares së Gjermanisë për veteran i emocionuar është shprehur.
“Është nder dhe respekt të vraposh për Dëshmorët e Kombit, gjaku i tyre sot ka bërë që populli i Kosovës të jeton në liri, jam shumë i lumtur që këtë vrapim ua kushtoj Dëshmorëve, ky vrapim i imi është një vrapim simbolik për popullin e kësaj ane dhe për shtetin e Kosovës”.

Uji Dea

Një nderim të posaçëm për atletin 65 vjeçar e kishte paraparë edhe Departamenti i Sportit së Komunës së Gjilanit, duke e nderuar me një mirënjohje nga ana e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të cilën mirënjohje e ka dorëzuar Përgjegjësi për Sport në Komunën e Gjilanit, Malzog Hoxha.

“Është respekt i madh për ne që një atlet në këtë moshë të nderon Dëshmorët e Kombit, është thënë gjithmonë se sporti është Ambasadori më i mirë i një vendi dhe këtë e dëshmoi atleti Aliu, për të cilin e falënderojmë për kontributin e tij dhe na bën krenar që Komuna jonë ka një sportist të tillë”.

Abib Aliu ka theksuar se është mirë që rinia të merret më tepër me sport e veçanërisht me atletik, pasiqë siç dihet atletika është Mbretëreshë e Sportit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.