Mobi Casa

Atletët nga Ukraina më të mirët në Gjysmë maratonën “Gjilani 2023”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjysmë – maratonën “Gjilani 2023”, e mbajtur në kuadër të “Ditëve të Agimit”, më të dalluarit dolën të jenë atletët nga Ukarina. Gara është mbajtur në vrapimi kryesor – gjysmë maratona prej 21 km, në 10 km dhe e fundit në 5 km.

Në vrapimin 21 kilometra, dy vendet e para i kanë takuar atletëve, Bogdan Semenec dhe Natalija Seminoviq. Gjysmë maratona “Gjilani 2023” është organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike në Gjilan dhe me mbështetjen e Federatës së Atletikës të Kosovës dhe të Komunës së Gjilanit.

Gjysmë maratona ka marrë përmasat e një gare ndërkombëtare. Në këtë gjysmë-maratonë, pati garues edhe nga SHBA-të, Ukraina, Polonia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Kosova.

Në emër të familjes së heroit Agim Ramadani, ka falënderuar vëllai i tij, Jashar Ramadani, që ka thënë se kjo garë e nderon veprën e heroit, andaj familja Ramadani i falënderon të gjithë garuesit.

Rezultatet e përgjithshme: 5000 metra – vajzat
Vendi i tretë: Aurora Vataj
Vendi i dytë: Enida Zeqiri
Vendi i parë: Doruntina Restelica

Eco Higjiena

5000 metra – djemtë:
Vendi i tretë: Vigan Kllokoqi
Vendi i dytë: Uran Ahmeti
Vendi i parë: Përparim Gashi

10000 metra – vajzat
Vendi i tretë: Odeta Belegu
Vendi i dytë: Ejona Shala
Vendi i parë: Qëndresa Ramadani

10000 metra – djemtë
Vendi i tretë: Naim Gashi
Vendi i dytë: Genc Isufi
Vendi i parë: Ante Zhivkoviq

Me mirënjohje u nderuan edhe veteranët me 40, 50, 60 e 70 vjeç, kurse çmimet kryesore i fituan këta garues: 21 kilometra – vajzat:
Vendi i tretë: Bertinë Zymberaj
Vendi i dytë: Marija Vraiq
Vendi i parë: Natalija Seminoviq

21 kilometra – djemtë
Vendi i tretë: Ragmi Ibrahimi
Vendi i dytë: Emin Grajqevci
Vendi i parë: Bogdan Semenec

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.