Mobi Casa

Atletë nga Kosova dhe rajoni madhështojnë manifestimin “Vrapimi i Qytetit Gjilani 2016”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në përkujtim të Pranverës Studentore të vitit 1981, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Njësia për Sport e Komunës së Gjilanit, ka organizuar Manifestimin Sportiv Ndërkombëtar në Atletikë “Vrapimi i Qytetit Gjilani 2016” me pjesëmarrje të mbi 300 atletëve më të mirë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi.

Në emër të kryetarit Haziri, garën e ka shpallë të hapur udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, i cili ka vlerësuar se ky vrapim është mënyra më e mirë se si do të duhej të kujtohet vepra e studentëve të vitit 1981, të cilat ishin model i rezistencës ndaj regjimit të egër.

Ndërkaq, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ka deklaruar se me organizimin e kësaj ngjarje tradicionale sportive, për të 14-tën herë me radhë, Komuna e Gjilanit po dëshmon se respekton rezistencën e studentëve ndaj pushtuesit, por në njëjtën kohë edhe i motivon dhe i vlerëson atletët.

Vrapimi është zhvilluar në shtegun e gjatë 11 mijë e 300 metra për senior dhe seniore, për junior dhe juniore 4300, për pionier dhe pionere 2000 metra, kurse për veteranët 4300, derisa për personat me nevoja të veçanta, 800 metra.

I pari nga ky shteg në kategorinë e seniorëve doli Suad Kryeziu nga Rogana, ndërkaq në kategorinë e senioreve Luljeta Shala nga Llapi.

Mobi Casa

Në kategorinë e juniorëve pozitën e parë e fitoi Berkan Emini nga Shkupi, derisa Fiolla Geci nga Rogana doli e para si juniore.

Dario Ivanovski nga Shkupi u shpall fitues në kategorinë e pionerëve, ndërkohë vendi i parë për kategorinë e pioniereve i takoi Gentiana Pecit nga Mitrovica.

Ndërkaq, në kategorinë e veteranëve çmimin e parë e mori Xhavit Tahiri nga Mitrovica, përderisa Avdi Ibishi në kategorinë e personave me nevoja të veçanta.

Në fund, në mënyrë solemne ia dorëzuan kupat fituesve, udhëheqësi i Njësisë për Sport në Gjilan, Malazog Hoxha dhe kryetari i Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani./rajonipress/