UBT

ATK tejkalon pritshmëritë, inkason 11.7 milion euro më shumë se plani

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës, për muajin Janar-Mars 2021 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 134.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar rritje për 16.2 milion euro.

Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 11.7 milion euro më shumë të hyra apo 9.6% më shumë se plani, njofton ATK në një komunikatë për media, raporton Gazeta Express.

Eco Higjiena

“Rezultat për rritjen e të hyrave është përkushtimi dhe puna profesionale e stafit të ATK-së, avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që të vazhdojnë t’i kryejn obligimet e tyre tatimore, pasi që vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të ketë stabilitet fiskal”, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.