Eko Higjiena

ATK tejkalon parashikimet, 512.5 milionë euro të hyra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

ATK njofton se janë 512.5 milion euro tatime të mbledhura për periudhën janar-tetor 2021, të hyra këto të cilat tejkalojnë projeksionet e planifikuara për këtë periudhë kalendarike, duke shënuar rritje për 122.1 milion euro apo 31.3 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Ndërsa, nëse i referohemi planit kemi rritje të inkasimit për 40.2 milion euro apo 8.5%. Sipas këtij trendi ATK pret që deri në fund të këtij viti të tejkaloj totalin e projeksionin për 2021. Indikatorët të cilët çdoherë janë duke dhënë rezultate në realizimin e objektivave, janë shërbimet e mira ndaj tatimpaguesve, të cilat afro 100% janë digjitalizuar, po ashtu trajtimi i barbarët dhe profesional janë vlerë e shtuar e këtij reflektimi të performancës.

Eco Higjiena

Sigurisht, ATK falënderon gjithë tatimpaguesit të cilët kanë kryer obligimet e tyre tatimore, si dhe inkurajojmë gjithë pjesën tjetër të tatimpaguesve, të cilët sipas analizave të bëra nuk kanë deklaruar saktë pjesën që ju takon, t’i përgjigjen thirrjeve të ATK-së, me qëllimin e vetëm që mos të bëhen objekt i masave ndëshkimore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.