Fundamenti

ATK shpërbleu kompanitë që nuk paguan tatimet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Institucioni i cili duhet t’i ndëshkojë bizneset që nuk kryejnë obligimet tatimore, po i shpërblen ato. Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në tre raste u ka dhënë kontratë Operatorëve Ekonomik (OE) që ishin borxhlinj të këtij institucioni.

Auditori i Përgjithshëm në raportin e tij ka vërejtur se ATK-ja vazhdon të bëjë pagesa për shërbimet e kryera nga ana e OE-ve pa kërkuar prej tyre shlyerjen e borxheve.

Mobi Casa

Auditori vlerëson se mos mbledhja me kohë e borxheve nga ana e ATK-së në rastet ku ajo ka mundësi shton rrezikun që borxhet e tilla të vjetërsohen. ATK madje disa tatimpaguesve që ishin borxhlinj u ka lëshuar certifikata për kryerje të obligimeve Tatimore.

“Në njërin rast, tatimpaguesit i ishte lëshuar certifikata në kohën kur ky ishte në marrëveshje për kthimin e borxhit. Në vërtetim ishte theksuar që tatimpaguesi figuron si debitor por ka marrëveshje për pagesën e obligimeve tatimore dhe i përmbahet asaj. Ndaj tij ishin marrë masa si barra tatimore për mbledhjen e detyrueshme të borxhit. Ky, kishte hyrë në marrëveshje në fund të vitit 2011 për tatimin e vlerësuar 14,311 euro të mbledhur deri në këtë kohë…”, thuhet pos tjerash në raportin e Auditorit.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.