Hidromorava

ATK realizon mbi 70 inspektime në restorante e diskoteka – Murtezaj: Vlera e gjobave mbi 200 mijë €

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezaj, tha për Ekonomia Online se kanë shtuar aktivitetet në monitorimin e kategorive të tatimpaguesve të cilët kanë aktivitet të shtuar gjatë sezonit të verës, siç janë këngëtarët, diskotekat e restorantet.

Qëllimi i këtij inspektimi sipas Murtezajt është që ata deri në fund të afatit të deklarimit t’i përmbushin detyrimet e tyre ndaj shtetit, në të kundërt merren masa të tjera.“Para së gjithash qasja jonë është sektoriale dhe njëri nga sektorët e identifikuar si sektor më problematik nëse mund t’i themi në përmbushje tatimore është pikërisht sektori i gastronomisë ku dihet që ende vazhdojnë të kenë më së shumti prezencën e kuponëve fiskalë nga ana e kafiterive, restoranteve, e të tilla. Por në të njëjtën kohë kjo pjesa e gastronomisë, dhe e akomodimit nënkupton përfshirjen e grupeve të tjera të tatimpaguesve siç janë këngëtarët, diskotekat e të tjera”.“Tashmë siç e kemi parë në publikimet tona në ditët e fundit kemi shtuar aktivitet të rritur në këtë grup të tatimpaguesve për shkak të sezonës verore. E dimë që në këtë sezon rritet edhe aktiviteti i këtyre tatimpaguesve ose bizneseve, dhe qasja jonë është që të bëhet identifikimi apo gjetjeve ose krijimit të informatave për këtë kategori të tatimpaguesve, gjithnjë me qëllim që atyre fillimisht t’ju bëjmë thirrje që të vetëdeklarojnë dhe të paguajnë detyrimet tatimore, pastaj në rast se pas përfundimit të afatit të deklarimit nuk i përmbushin detyrimet tatimore gjithsesi ekziston edhe vegla sekondare ose vegla e dytë që neve ligji na obligon që të ndërmarrim, pra kontrolli”.

Për më tepër Murtezaj tha se vetëm nga inspektimet e fundit të kryera nga inspektorët e ATK-së, që sipas tij janë diku mbi 70 të tilla, kanë hasur në afro 300 punëtorë të padeklaruar, në 100 000 kuponë të moslëshuar aspak në rend të parë, e vlera e ndëshkimeve nga këto inspektime shkon në 200 000 euro.“Vetëm nga këto inspektimet e fundit që ishin mbi 70 kemi diku afër 300 punëtorë të padeklaruar apo të paformalizuar, pastaj janë 100 000 kuponë jo fiskalë ose mos lëshimi fare i asnjë dokumenti që i ofron si dëshmi për pagesë dhe të gjitha këto kanë bërë që zyrtarët tonë, inspektorët tonë t’i ndërmarrin veprimet juridike në shqyrtim me masa ndëshkuese. Ndoshta nuk është shumë evidente në ndëshkimet se në çfarë vlerash. Nga të gjitha këto vizita që janë realizuar deri më tani, mbi 70 vizita, e vlera e ndëshkimeve është diku mbi 200 000 euro, por që aspak nuk është objektiv apo fokus i yni që të vrapojmë pas gjobave”, tha ndër të tjera për Ekonomia Online zv.drejtori ekzekutiv i ATK-së.

Megjithatë zv.drejtori ekzekutiv i ATK-së, tha se nuk pretendojnë e as nuk e kanë si synim që përmes kontrollit apo ndëshkimeve ta përmbushin buxhetin ose objektivat e tyre.

Mobi Casa

E këtë Murtezaj e mbështeti edhe me statistika ku tha se mbi 90% të të hyrave të përgjithshme të ATK-së janë nga përmbushja vullnetare, ndërsa vetëm pak mbi 10% të hyrave të përgjithshme vijnë si rezultat i këtyre inspektimeve apo kontrolleve që realizohen nga ky institucion.

Murtezaj shtoi se ka raste ku gjenden një numër i printerave jofiskalë të gjetur e edhe i punëtorëve të padeklaruar nga ana e kategorisë së diskotekave, restoranteve e bizneseve të tjera që periudhën sezonale e kanë më të ngarkuar.

“Asnjëherë nuk është qasja jonë që ne përmes kontrollit dhe ndëshkimeve të pretendojmë të përmbushim buxhetin ose objektivat tona. Synim i vazhdueshëm i yni është që përmbushja vullnetare të jetë ai i cili realizon edhe objektiven e të hyrës tatimore, por në raste të caktuara jemi të obliguar ndaj personave apo bizneseve të cilat nuk i binden kërkesave ligjore t’i ndërmarrim veprimet tona juridike. Mund të themi lirisht se jemi në një trend të mirë sepse mbi 90% të të hyrave të përgjithshme të ATK-së janë nga përmbushja vullnetare, ndërsa pak mbi 10% të hyrave të përgjithshme vijnë si rezultat i këtyre inspektimeve apo kontrolleve që realizohen nga ATK-ja. Varësisht nga sezoni edhe planet e veprimeve tona janë të shtrira në horizontin kohor”.“Pra, varësisht nga koha apo periudha se cilat aktivitete apo veprimtari kanë aktivitete të shtuara, ne i shtrijmë edhe aktivitetet e tona operative në terren. Në këtë rast gjatë kësaj sezone, thashë edhe më parë dihet se diskotekat kanë aktivitet të shtuar, restorantet, dhe të tjera. Dhe në këtë rast jemi duke bërë inspektime. Gjetjet tona po tregojnë se ka një mospërmbushje, një mosrespektim të zbatimit të ligjit nga ana e kësaj kategorie të tatimpagueseve dhe në këtë rast zyrtarët janë të obliguar që përveç të tjerave t’i ndërmarrin edhe masat ndëshkuese. Një fenomen që është evident gjatë këtyre inspektimeve, ka raste kur printerë jofiskalë, ka raste ku gjenden punëtorë të padeklaruar”, tha Murtezaj.