KKVITI

ATK: Për t’u subvencionuar nga Qeveria, përditëso llogarinë bankare në sistemin EDI

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi për media rikujton se tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vijim.

ATK po ashtu ka kërkuar nga tatimpaguesit që ende nuk kanë përditësuar të dhënat që këtë ta bëjnë sa më shpejt, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ende disa nga këta tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë. Kjo mund të jetë edhe pasojë që disa nga tatimpaguesit edhe pse kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave nuk kanë përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë.

Mobi Casa

Andaj, kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Më tej, ATK thekson se llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.

“Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, Thesari i Kosovës do të bëjë pagesën në llogarinë tuaj, në afatin sa më të shkurtër”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.