Uji Dea

ATK në gjumë të thellë për vite të tëra, Parkingjet dhe Shitoret një euro nuk japin kupon fiskal

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Nga Agim Latifi – Është në trendin e orientimit të shumë parcelave në qytetet e Kosovës në parkingje të veturave. Shumicën e kohës janë përplot, por nuk mund të themi se nuk janë të domosdoshme. Por, është interesante se asnjëherë nuk mundë të marrësh një kupon fiskal. Madje as në pronat komunale që janë dhënë me ankand për shfrytëzimin e tyre me të njëjtin destinacion. ATK më shpesh viziton disa “kioska” dhe lokale që mezi mbijetojnë, se sa parkingjet që grumbullojnë mjete që tejkalojnë çdo parashikim. Gjithashtu në Komunën e Gjilanit kemi shumë lokale të cilat aktivitetet e tyre i bëjnë me çmimet tashmë të njohura (1€ – një euro), psh; Durrësi, Afro Com, Diari, Te Shkodra, Fisi por edhe shumë të tjera, ku asnjëherë nuk mund të marrim kuponin fiskal. Si është e mundur kjo?

ATK me inspektorët e saj ose janë të korruptuar në atë masë sa që asnjëherë nuk futen në listën e vizitave tek këto biznese, ndërsa siç u tha më lart, Inspektorët e ATK- së targetojnë biznese jo shumë fitimprurëse sa për t’a arsyetuar punën që paguhen. Po t’i shohish Inspektorët e ATK-së dhe pasurinë e tyre, thuajse të gjithë ngasin vetura të shtrenjta, villa të shtrenjta, pushimet nga më të ndryshmet e kështu me radhë. Dora e shtetit është e nevojshme për të intervenuar. Kjo duhet të marrë fund. Kjo padrejtësi duhet të ndërpritet. #ATK zgjohuni nga gjumi! ATK në gjumë të thellë për vite të tëra, Parkingjet dhe Shitoret një euro nuk japin kupon fiskal

Mobi Casa

Është në trendin e orientimit të shumë parcelave në qytetet e Kosovës në parkingje të veturave. Shumicën e kohës janë përplot, por nuk mund të themi se nuk janë të domosdoshme. Por, është interesante se asnjëherë nuk mundë të marrësh një kupon fiskal. Madje as në pronat komunale që janë dhënë me ankand për shfrytëzimin e tyre me të njëjtin destinuacion. ATK më shpesh viziton disa “kioska” dhe lokale që mezi mbijetojnë, se sa parkingjet që grumbullojnë mjete që tejkalojnë çdo parashikim. Gjithashtu në Komunën e Gjilanit kemi shumë lokale të cilat aktivitetet e tyre i bëjnë me çmimet tashmë të njohura (1€ – një euro), psh; Durrësi, Afro Com, Diari, Te Shkodra, Fisi por edhe shumë të tjera, ku asnjëherë nuk mund të marrim kuponin fiskal. Si është e mundur kjo?

ATK me inspektorët e saj ose janë të korruptuar në atë masë sa që asnjëherë nuk futen në listën e vizitave tek këto biznese, ndërsa siç u tha më lart, Inspektorët e ATK- së targetojnë biznese jo shumë fitimprurëse sa për t’a arsyetuar punën që paguhen. Po t’i shohish Inspektorët e ATK-së dhe pasurinë e tyre, thuajse të gjithë ngasin vetura të shtrenjta, villa të shtrenjta, pushimet nga më të ndryshmet e kështu me radhë. Dora e shtetit është e nevojshme për të intervenuar. Kjo duhet të marrë fund. Kjo padrejtësi duhet të ndërpritet. #ATK zgjohuni nga gjumi!