Fundamenti

ATK këtë vit i mblodhi mbi 720 milionë euro tatime për arkën e shtetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë periudhës janar-dhjetor të këtij viti ka realizuar të hyra tatimore mbi 720 milion euro.

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj, në konferencën e fundit për këtë vit ka bërë ditur se këtë vit i kanë tejkaluar projeksionet e te hyrave për 5.1 milionë euro apo 0.7 për qind më shumë.

Murtezaj, duke prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2022, tha se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje të të hyrave tatimore për 119 milionë euro apo 19.9 për qind.

Fundamenti

Derisa sipas tij kontributet pensionale kanë arrit 236.6 milionë euro dhe së bashku me tatimet, Murtezaj theksoi se kjo shifër arrin 953.3 milionë euro.

“Ajo që ka ndikuar në ngritjen e të hyrave, është rritja e inkasimit të borxheve, fuqizimi i kontrollit të brendshëm, rritja e efikasitetit, digjitalizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, shërbimet profesionale, rritja e transparencës, rritja e bashkëpunimit me institucioneve vendore dhe ndërkombëtare”, tha ai.

Murtezaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të raportojnë në ATK për çdo parregullsi për evazion fiskal./Indeksonline/