FIDANISHTJA

ATK ka inkasuar 413.1 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës, ka mbajtur takim me drejtorët e Zyrave Regjionale me qëllim të diskutimit të synimeve dhe objektivave për vitin 2018.

Ndër pikat kryesore të cilat u shpalosen gjatë këtij takimi ishin: implementimi i Strategjisë së ATK-së 2015-2020, përmbushja e objektivave të parapara me Planin Vjetor të Punës, përmbushja e objektivave në kuadër të MSA-së, zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale, modernizimi i ATK përmes zëvendësimit të sistemit të Teknologjisë Informative, lancimi i faturës elektronike të TVSh-së, “E-Invoicing”, si dhe ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut.

Uji Dea

“Për vitin 2017 nga aktivitetet e realizuara është arritur që deri me datë 28 dhjetor të inkasohen 413.1 milionë euro ose 98% e planit, ndërsa në krahasim me vitin 2016 janë 26.5 milionë euro apo për 10.68% më shumë”.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri gjatë këtij takimi falënderoj gjithë stafin e ATK-së, për angazhimin e që kanë treguar në arritjen e realizimit të objektivave për vitin që po e lemë pas. Po ashtu, Imeri kërkoj nga menaxhmenti i ATK-së që të vazhdojnë të jetë të përkushtuar në zbatimin e të gjitha dispozitave të legjislacionit tatimor, si dhe të kenë prioritet trajtimin e barabartë të tatimpagueseve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.