UBT

ATK-ja tejkalon planin e të hyrave në muajt e parë të vitit 2021 për rreth 24 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar trendi i rritjes së të hyrave, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro më shumë së plani i paraparë.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se nëse krahasohen parametrat e njëjtë me vitin paraprak kanë arritur të kenë performancë tejet premtuese, duke rritur inkasimin për 56.8 milion euro.

Mobi Casa

“Institucioni ndër më të rëndësishmit në mbushjen e buxhetit të shtetit deri më tani (janar-maj 2021) ka mbledhur tatime në total 242.9 milion euro, kjo ecuri e deritanishme e bënë ATK-në dhe stafin e saj edhe më vigjilent, në realizimin e objektivave të saj, të cilat në masë të madhe janë me karakter të modernizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të shërbimeve ndaj tatimpaguesve”.

“ATK synon që në pjesën e dytë të këtij viti të vazhdoj me reforma në procese si atë të hartimit dhe zbatimit të planit për përmirësimin e regjistrit të tatimpaguesve / deklaratave tatimore, implementimin e Strategjisë së Kontrollit 2020-2022, si dhe modernizimin e DTM-së”, thuhet në njoftimin e ATK-së./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.