United Hospital

ATK-ja mblodhi 200 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë pjesës së parë të vitit 2013 ka mbledhur mbi 200 milionë euro që janë të hyra të ATK-së nga tatimet si dhe pagesat e Trustit Pensional të Kosovës. Nga të hyrat e tatimeve ATK-ja ka mbledhur mbi 150 milionë euro, kurse të Trustit Pensional mbi 55 milionë euro.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Behxhet Haliti, në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka deklaruar se të mbledhurat janë 3.2 për qind më shumë se objektivat e planifikuara dhe rreth 10 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sa i përket mundësisë që borxhet ndaj ATK-së të falen pas miratimit të Ligjit për Amnistinë nga Kuvendi i Kosovës, Haliti ka deklaruar se ATK-ja efektet e Ligjit për Amnistinë i pret kah muaji tetor.

Fundamenti

Sipas tij, ATK-ja është e gatshme për implementimin në përpikëri të çdo lehtësimi apo procedure të re e cila del në bazë të Ligjit për Amnistinë. Ai ka bërë me dije se aktualisht borxhi ndaj ATK-së sillet rreth 220 milionë.

Sipas tij, rreth 40 % e këtij borxhi është baza tatimore, ndërsa pjesa tjetër është ndëshkime dhe interesa. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.