Eko Higjiena

ATK-ja do të verifikojë mallrat pa origjinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se do të verifikojë mallrat pa origjinë, derisa ka bërë të ditur se secili nga tatimpaguesit duhet të dokumentojë të gjitha mallrat që nga koha e pranimit qoftë nga importimi, blerja, shkëmbimi apo edhe mënyra të tjera, deri a ato të shiten apo të jenë sistemuar.

“Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, kërkohet dokumentimi i origjinës së mallit dhe në vazhdimësi do të përqendrohet pikërisht te tatimpaguesit, të cilët posedojnë mallra pa origjinë.

Uji Dea

Secili tatimpagues duhet të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e mallit si në vendndodhjen, apo vendndodhjet e tatimpaguesit, ashtu edhe për mallrat në qarkullim jashtë vendndodhjes së tatimpaguesit”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij njoftimi, kjo administratë ka inkurajuar të gjithë tatimpaguesit, që t’u përgjigjen detyrimeve tatimore, ngase me kryerjen e tyre, ata kontribuojnë direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.