Hidromorava

ATK inkanson mbi 1 miliard euro tatime gjatë vitit 2025

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 1 miliard euro tatime gjatë vitit 2025, duke shënuar rritje prej 58 milionë euro apo 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Këto të dhëna u bënë të ditura në konferencën vjetore të ATK-së.

drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni, tha se kjo arritje është realizuar pavarësisht mungesës së stafit në këtë institucion.

” Sot gjendja është mbi 1 miliardë që ATK ka realizuar gjatë këtij viti. Është meritë e juaja duke pas parasysh që ATK po përballet me mungesë të numrit të puntorëve, që sillen diku rreth 30 për qind, e me një moshë mesatare që kalon 51. Megjithatë për shkak të këtyre mungesave ARK ka arrit të krijojë të hyra që kalon 1 miliardëshin”, ka thënë ai.

Sipas ATK-së, kontributet pensionale kanë arritur vlerën 354 milionë euro, ndërsa në total tatimet dhe kontributet kanë shkuar në 1.366 miliardë euro.

KKVITI

Gjatë vitit 2025, ATK ka zhvilluar mbi 24 mijë kontrolle përmbushëse, me mbi 7 mijë vizita në terren, duke rezultuar me 86.3 milionë euro tatim shtesë (tatim, ndëshkime dhe interes). Po ashtu, janë shqiptuar mbi 23 mijë gjoba, përfshirë mbi 11 mijë gjoba mandatore, me vlerë totale rreth 3 milionë euro.

Në kuadër të luftimit të informalitetit dhe shmangies tatimore, ATK ka identifikuar mbi 240 mijë tatimpagues aktivë, prej tyre mbi 140 mijë biznese dhe mbi 99 mijë persona fizikë jo afaristë. Gjithashtu, janë regjistruar mbi 1 mijë punëtorë, ndërsa numri mesatar i punëtorëve të deklaruar përmes formularëve ka kaluar 452 mijë.

Po ashtu, janë zhvilluar 88 aktivitete për shmangie tatimore, janë iniciuar 19 kallëzime penale, ndërsa janë përgatitur 41 raporte informuese për Prokurorinë.

ATK ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 ka fiskalizuar mbi 2 mijë biznese të reja, ka instaluar mbi 4 mijë pajisje elektronike fiskale, si dhe ka trajtuar mbi 5 mijë kërkesa për rimbursim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.