Uji Dea

ATK e asistuar nga policia inkason mbi 351 mijë euro borxhe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në vazhdën e veprimeve që është duke ndërmarr Drejtoria për Mbledhjen e Borxheve në ATK, aktiviteti i zhvilluar ditën e djeshme ka rezultuar me inkasim të borxheve në vlerë prej 351,546 euro.

Masat e sforcuara ditën e djeshme të datës 31 gusht, të cilat janë zhvilluar me asistencë të Policisë së Kosovës, kanë qenë tek 20 subjekte biznesore, të cilat ndaj ATK kanë pas obligime në vlerë 1.4 milion euro.

“Në kuadër të këtij aksioni janë realizuar pagesa të pjesshme të obligimit si paradhënie bazuar në marrëveshjet e lidhura dhe në njërin prej rasteve është bërë konfiskimi i pasurive të paluajtshme. Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar parcela të paluajtshme, po ashtu ka edhe pagesa totale të obligimit dhe kemi edhe pagesa paradhënie në kuadër të marrëveshjeve”, njofton ATK.

FITORJA

Aksioni i ditës së djeshme numëron të nëntin me radhë brenda periudhës janar-gusht të këtij viti, ku si rezultat janë inkasuar 8,9 milion euro borxhe, tek 145 biznese.

“Aksione të ngjashme do të këtë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilën nuk i paguajnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.