Fundamenti

ATK: 8.1 milionë euro tatimi shtesë nga hetimet tatimore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës ka arritur arritur që nga hetimet e bëra të rris tatimin shtesë për 8.1 milionë euro nga 4.6 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Këto hetime zhvillohen për të identifikuar shkeljet e mundshme të rregullave tatimore dhe shmangien e obligimeve financiare nga individë apo biznese.

“Përmes analizave të thelluara dhe monitorimit të transaksioneve, autoritetet tatimore mund të zbulojnë mos raportime të të ardhurave, transferime të paligjshme dhe keqpërdorime të tjera financiare.

Funksioni kryesor i hetimeve tatimore është të sigurojë që të gjitha subjektet tatimore kontribuojnë në mënyrë të barabartë dhe ligjore në mbajtjen e barrës tatimore. Kjo jo vetëm që siguron burime të mjaftueshme për financimin e shërbimeve publike, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e pasigurisë fiskale dhe në ruajtjen e integritetit të sistemit tatim”, thuhet në njoftimin e ATK’së.

ARKATANA

Njoftimi i plotë:

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në ATK ka një rol kyç në sigurimin e barazisë mes bizneseve, si dhe mbrojtjen e sistemit tatimor nga çdo individ a biznes të cilët qëllimshëm i shmangen detyrimeve tatimore. Brenda 10 muajve të këtij viti DHTI ka arritur që nga hetimet e bëra të rris tatimin shtesë për 8.1 milionë euro nga 4.6 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2022. Përderisa, vlera e shmangies tatimore me ndëshkime është konstatuar 4.3 milionë euro, që thekson vigjilencën e shtuar të hetuesisë tatimore krahas vitit 2022 që ishte 3.7 milionë euro.

Këto hetime zhvillohen për të identifikuar shkeljet e mundshme të rregullave tatimore dhe shmangien e obligimeve financiare nga individë apo biznese. Përmes analizave të thelluara dhe monitorimit të transaksioneve, autoritetet tatimore mund të zbulojnë mos raportime të të ardhurave, transferime të paligjshme dhe keqpërdorime të tjera financiare.

Funksioni kryesor i hetimeve tatimore është të sigurojë që të gjitha subjektet tatimore kontribuojnë në mënyrë të barabartë dhe ligjore në mbajtjen e barrës tatimore. Kjo jo vetëm që siguron burime të mjaftueshme për financimin e shërbimeve publike, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e pasigurisë fiskale dhe në ruajtjen e integritetit të sistemit tatim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.