GRANDEMALL

Atifete Jahjaga i kundërpërgjigjet Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Një ditë pasi Lideri i LDK’së Isa Mustafa kritikoi Presidentin Atifete Jahjaga, e cila sipas tij, po lejon rrezikimin e demokracisë duke mos vepruar përballë zhvillimeve në vend, është përgjigjur edhe Zyra e Presidentes, duke thënë se shefja e shtetit nuk ka qëndruar asnjëherë indiferente ndaj zhvillimeve në skenën politike dhe se ajo ndikohet vetëm nga Kushtetuta.

Ndërkaq kritikave të kandidatit për Kryeministër Ramush Haradinajt i cili është ankuar se Presidentja nuk po i nis kosnultimet me partitë për formimin e Qeverisë, Zyra e Presidentes ka thënë se gjithçka do të bëhet në përputhje me normat ligjore dhe duke respektuar afatet.

Ajo ka bërë thirrje që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese ndërsa ka ftuar deputetët ‘t’i ndihmojnë në radhë të parë vetvetes, për ndërtimin e një institucioni jashtëzakonisht të nevojshëm’

Më poshtë mund ta lexoni reagimin.

Deklaratë e Zyrës së Presidentes

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se Presidentja Jahjaga në asnjë moment nuk ka qëndruar indiferente ndaj zhvillimeve që po ndodhin në skenën politike dhe në asnjë mënyrë nuk i ka anashkaluar ato. Në një situatë të polarizimeve të skajshme politike, duke bërë thirrje për qetësi dhe për pjekuri politike të secilës palë, në respektim të votës së qytetarëve të vendit, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, kërkon zbatim të normave demokratike dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët si dhe respektim të autonomisë së institucioneve të shtetit.

Mobi Casa

Duke qenë institucioni me mandat të plotë, në kohën kur pritet krijimi i institucioneve të reja, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës thekson se do të vazhdojë pandërprerë që të sigurojë ndërtimin e një proces kredibil, duke garantuar funksionimin demokratik të
institucioneve.

Në demokracitë parlamentare ndërhyrjet e një institucioni në çështjet e institucioneve të tjera konsiderohen shkelje të ndarjes së pushteteve dhe të Kushtetutës, që në çdo rast do të shiheshin si veprime jashtë mandatit dhe kompetencave të Presidentes së vendit.

Kuvendi i Kosovës, me deputetët që janë betuar, duhet të gjejë forcën, kurajën dhe guximin për të ndihmuar në radhë të parë vetveten, për ndërtimin e një institucioni jashtëzakonisht të nevojshëm për këtë periudhë kohore, nëpër të cilën po kalon vendi.

Proceset e nisura në Gjykatën Kushtetuese, gardianit të Kushtetutës së vendit, duhet të ndihmojnë në ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe në ndërtimin e një shteti ligjor, dhe vendimet e këtij institucioni të pavarur gjyqësor duhet të respektohen dhe
zbatohen në plotëni nga të gjithë.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, rithekson edhe njëherë faktin se vendimi për hapat e mëtejmë në ndërtimin e institucioneve të vendit, pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do të bëhet në përputhje me normat ligjore, duke respektuar çdo afat të përcaktuar me Kushtetutë dhe duke mos cenuar të drejtën e asnjë pale në proces.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës i garanton të gjithë qytetarët e vendit, në përgjithësi, dhe të gjitha subjektet politike në veçanti, se ajo do të ndikohet vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila do të respektohet dhe zbatohet në tërësi, në çdo kohë, në çdo rast dhe në çdo mënyrë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.