Hidromorava

Atentat në derën e shtëpisë, vdes në spital 38-vjeçari

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shkodër – Një 38-vjeçar ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tepe, mbrëmjen e 28 nëntorit, teksa 38-vjeçarit i kishin zënë pritë në derën e shtëpisë së tij.

Sipas policisë së Shkodrës, Edmir Koçia është qëlluar me breshëri automatiku dhe ka marrë katër plumba në trup. Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte, pasi plumbat i kanë prekur organet jetësore.

Uji Dea

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Grupi hetimor është fokusuar në disa pista, dhe po punon për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur viktima. (er.nu/BalkanWeb)