RCCOLA

Ateistët po diskriminohen

/ 4 minuta lexim

Në studimin më të ri, të bërë nga International Humanist and Ethical Union (IHEU), u nënvizua se “jobesimtarët” në shtetet islamike përballen me trajtim të ashpër, nganjëherë edhe brutal, nga ana e shtetit dhe ithtarët e religjionit zyrtarë. Por raporti gjithashtu tërheqë vëmendjen edhe për politikat në disa shtete të Evropës dhe në SHBA, të cilat favorizojnë religjionin dhe organizatat religjioze, ndërsa ateistët dhe humanistët i trajtojnë si “autsajderë”.

Ateistët dhe personat tjerë me qëndrim skeptik ndaj religjionit po persekutohen apo po diskriminohen në shumë vende të botës dhe në së paku shtate shtete ata mund të dënohen me vdekje dhe të ekzekutohen, nëse zbulohen qëndrimet e tyre, thuhet në një raport të publikuar të hënën.

Studimi, i bërë nga International Humanist and Ethical Union (IHEU), dëshmoi se “jobesimtarët” në shtetet islamike përballen me trajtim të ashpër, nganjëherë edhe brutal, nga ana e shtetit dhe ithtarët e religjionit zyrtarë.

Por raporti gjithashtu tërheqë vëmendjen edhe për politikat në disa shtete të Evropës dhe në SHBA, të cilat favorizojnë religjionin dhe organizatat religjioze, ndërsa ateistët dhe humanistët i trajtojnë si “autsajderë”.

Raporti “Liria e Mendimit 2012” theksoi se ekzistojnë ligje, të cilat ja mohojnë ateistëve të drejtën për të ekzistuar, frenojnë liritë e tyre të besimit dhe të shprehjes, nuk ja njohin të drejtën e tyre për shtetësi dhe kufizojnë të drejtat e tyre për tu martuar.

Ligjet tjera pengojnë qasjen e tyre në edukimin publik, ju ndalojnë atyre që të ushtrojnë funksione publike, i pamundësojnë ata që të punojnë për shtetin, kriminalizojnë kritikat e tyre ndaj tyre dhe i ekzekutojnë ata, ngase janë shmangur nga religjioni i prindërve të tyre.

Raporti është mirëpritur nga Heiner Bielefeldt, raportuesi special i OKB-së për lirinë e besimit dhe të religjionit, i cili theksoi se ka shumë pak njohuri se edhe ateistët janë të mbrojtur me marrëveshjet globale për të drejtat e njeriut.

IHEU, e cila ndërlidhë rreth 120 organizata humaniste, ateiste dhe sekulare në rreth 40 shtete, theksoi se publikuar raportin, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të OKB-së për të drejta të njeriut.

Në bazë të anketës së bërë në rreth 60 shtete, shtatë shtetet, në të cilat njerëzit mund të dënohen me vdekje për shkak të pikëpamjeve ateiste dhe devijimit nga religjioni zyrtar, janë Afganistani, Irani, Maledivet, Mauritania, Pakistani, Arabia Saudite dhe Sudani.

Mobi Casa

Në raportin prej 70 faqësh nuk përmendet ndonjë rast më i freskët i ekzekutimit për shkak të ateizmit, por hulumtuesit theksojnë se kjo “shkelje” shpesh mbulohet me akuza tjera.

Në disa shtete tjera, si Bangladeshi, Egjipti, Indonezia dhe Kuvajti, publikimi i qëndrimeve ateiste apo humaniste në lidhje me religjionin ndalohet apo kufizohet me anë të ligjeve, me të cilat ndalohet blasfemia.

Në shumë prej këtyre shteteve dhe disa të tjera, si Malajzia, qytetarët duhet të regjistrohen si ithtarë të religjioneve të njohura zyrtarisht, e që normalisht nuk përfshijnë më shumë se tri religjione, pra krishterimin, hebraizmin dhe islamin.

Për këtë arsye, ateistët dhe humanistët janë të detyruar të gënjejnë, ngase për ndryshe nuk mund të sigurojnë dokumentet zyrtare, pa të cilat nuk kanë mundësi që të regjistrohen në Universitet, të marrin trajtim mjekësorë apo të udhëtojnë jashtë vendit.

Në Evropë, Afrikën Sub-Sahariane dhe në Amerikën Latine dhe Veriore, shtetet të cilat e identifikojnë vetën si sekulare, i japin privilegje apo favorizojnë kishat e krishtere në ofrimin e edukimit apo të shërbimeve tjera publike, theksoi IHEU.

Në Greqi dhe Rusi, kisha ortodokse mbrohet nga kritikat publike dhe zë një vend të rëndësishëm gjatë kremteve shtetërore, ndërsa në Britani peshkopët e Kishës së Anglisë kanë të siguruar me automatizëm ulëse në dhomën e epërme të parlamentit.

Përderisa liria e religjionit dhe e shprehjes është e mbrojtur në SHBA, në raport thuhet se ende mbijeton fryma politike dhe sociale, në kuadër të së cilës ateistët dhe personat tjera jo-religjioz bëhen të ndihën më pak amerikanë apo si jo-amerikanë.

Në së paku shtatë shtete të SHBA-së, ekzistojnë provizione kushtetuese, të cilat ndalojnë punën e ateistëve në zyrat publike, ndërsa në Arkanzas ekziston ligji, i cili ndalon dëshmitë e ateistëve në procese gjyqësore, theksohet në raport. (Reuters)