UBT

Atë që nuk po e bënë asnjë pushtet lokal, po e bënë Sevdail Haziri, fillojnë punimet edhe në lagjen e Tahirëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sevdail Haziri ka rregulluar komplet rrugën e Suharnës me mjete vetanake dhe tani ka filluar punimet edhe në lagjen e Tahirëve. Banorët e asaj ane i janë gëzuar këtij investimi, duke e parë shpresën dhe vullnetin e madh tek mërgimtari dhe humanisti Sevdail Haziri.

Asllan Asllani banor nga Suharna e ka falënderuar Sevdail Hazirin për nisjen e punimeve në lagjen e Tahirëve që fillon nga rrafshi i Majës e deri tek kroi i Xhelalit. Makineria e rëndë tashmë ka nisur punimet dhe gëzimi i banorëve është i pa përshkruar.

“Punët nuk kanë të ndalur në Malësinë e Bujanocit sepse Sevdail Haziri atë qe e ka premtuar po e benë realitet dhe sot kanë filluar punimet në lagjen e Tahirëve, që nga rrafshi i Majës e deri tek kroi i Xhelalit. Me emër të Allahut do të behet rregullimi i rrugës, dhe ne e falënderojmë të nderuarin Sevdail për gjithë këtë çka po bën për këta banor të Malësisë ishalla i madhi Allah të shpërblen me të mira e me shëndet” ka shkruar Asllani.

UBT

Banorët e asaj ane tashmë po mund të lëvizin pa asnjë problem deri tek vendlindja e tyre dhe investimi që ka bërë Sevdail Haziri u ka ngjallur shpresat banorëve se aty do të ketë jetë e gjallëri.

Në fakt banorët thonë se atë që nuk po e bënë asnjë pushtet lokal tash e 20 vite, po e bënë vet Sevdail Haziri me mjetet e tij vetanake.
“Do të jem gjithmonë afër halleve dhe kërkesave reale të banorëve të Malësisë sepse nuk ka kontribut më të madh në jetën tonë se sa të ndërtosh rrugë të shpresës e të kthimit” u shpreh Sevdail Haziri. /rajonipress/