UBT

Atë që kurrë s`e gjen

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Poezi nga Ramadan Mehmeti

FIDANISHTJA

E kërkon ditën ditë
S’e gjen as natë
Nga orët e mesnatës ç’pret
Në segmente e ndan durimin
Të na bashkojë mes veti
E për të na risuar në një orë
Atë që kurrë s’e gjen
E ke të shumëzuar në hije
E le të rrëshqasin në trajtën e vet
Endacakët e lodhur të mesnatës
Ditën ditë e kërkon
E s’e gjen as natë